Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Falsifikimi i patentë shoferëve, policia heton rastin

Shkup, 27 janar – Policia po heton rastin e dhënies së patentë shoferëve pa kaluar filtrat e parapara me ligj. Alsat nga burime brenda policisë mëson se bëhet fjalë për dhënien e patentave në favor të parave nga persona të vendosur në pozita të ndryshme brenda dhe jashtë MPB-së, të konsoliduar për t’i kaluar patentat kandidatëve pa mos i iu nënshtruar testeve, poligonit dhe qytetit. Nga MPB thonë shkurt se janë të njoftuar me rastin dhe se Byroja e Sigurisë Publike po punon në finalizimin e aksionit. Prej dy muajsh tashmë me rastin janë të njoftuar edhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe drejtori i BSP-së, Sashe Tasevski.

Burime të Alsat në rrethana anonimati bëjnë me dije se si fillim janë kapur tre patenta të cilat nuk janë kontrolluar nga të gjitha filtrat e nevojshme dhe se gjatë verifikimit është konstatuar mungesa e dokumentacionit të obligueshëm, përkatësisht rezultati nga testi, procesverbali i komisionit për qytetin dhe komisionit mbikëqyrës në poligon. Hetimi ka dëshmuar se bëhet fjalë për më shumë të tilla të lëshuar kryesisht në Shkup. Çështjet të cilat duhet marrin epilog nga hetimi janë se si ky veprim kundërligjor kaloi pa u vërejtur nga Qendra Testuese Automobilistike dhe si personat të cilët kanë dokumentuar rastin para vendosjes në sistemin e MPB-së, kanë lejuar fotografimin e kandidatit pa pasur dokumentacionin e plotë? Hetimi po zhvillohet paralelisht me Prokurorinë Publike, ndërsa lënda jo zyrtarisht është hapur edhe në Kontrollin e Brendshëm të MPB-së. Hetimi duhet të dëshmojë nëse bëhet fjalë për vepër individuale të një nëpunësi i cili ka keqpërdorur autoritetin e tij për shërbime të kundërligjshme, apo bëhet fjalë për grup të organizuar kriminal. (Alsat-M)

Postime të ngjashme

Nga e hëna fillon faza e parë e regjistrimit, regjistrohen të zhvendosurit, të punësuarit në ambasada, të burgosurit dhe të pastrehët

T E

Zaev kandidat i vetëm për kreun e LSDM-së

T E

PROTESTA MONSTRA / Qeveria dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve

Bexhet Musliu

Kreu i VMRO-së, Mickoski pozitiv në Covid 19

T E

Sulmet ndaj gazetarëve janë absolutisht të papranueshme

T E

Sa paguhen shtetasit e Ballkanit në Gjermani?

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...