Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Falsifikuan kartëmonedha të 50 eurove, padi për dy kumanovarë

Shkup, 27 janar – SPB Kumanovë ka parashtruar kallëzim penal kundër A.R. (43) dhe N.S. (32) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë për vepër të bërë penale “falsifikim parash”.

“Të akuzuarit, më 22 janar të vitit 2021 nga një person nga Tetova, kanë siguruar 37 bankënota të falsifikuara në vlerë prej 50 eurove. Më 23 janar të vitit 2021, në periudhën nga ora 05:00 deri në ora 06:00, i kanë lëshuar në qarkullim si të vërteta në kazino në Kumanovë, nga të cilat 26 bankënota i kanë këmbyer tek të punësuarit në arkë në denarë, me çka kanë përfituar pronë të kundërligjshme pronësore në vlerë prej 79.950 denarë dhe për vlerën e njëjtë e kanë dëmtuar kazinon, ndërsa paratë i kanë shpenzuar në lojëra të fatit në kazino”, kumtoi sot MPB-ja.

Prej atje theksuan se pasi të punësuarit kanë dyshuar se bankënotat nuk janë të vërteta, rastin e kanë paraqitur në SPB Kumanovë.

“Nga ana e nëpunësve policorë nga kazinoja janë marrë 26 bankënota nga 50 euro, ndërsa nga automjeti motorik ‘mercedes’ pronë e A.R. e cila ishte parkuar në afërsi të kazinos, gjatë bastisjes janë gjetur 11 bankënota me nga 50 euro, të cilat janë konfiskuar”, theksohet në kumtesën e MPB-së. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...