Agjencia Zhurnal.mk

Familja 4 anëtarëshe e infektuar me Covid 19 ndalohet për fluturim në aeroportin e Shkupit

Shkup, 11 gusht – Zhurnal.mk – Shërbimet e aeroportit në Shkup, të dielën kanë penguar një familja katër anëtarëshe të ngjitet për fluturim drejt Norvegjisë, dhe t’i infektojë udhëtarët tjerë. Një nënë me tre fëmijë, të testuar në një klinikë private, të gjithë të invektuar me korona virus, nuk i kanë dëgjuar epidemiologët për t’u vetizoluar dhe janë nisur në Aeroport, e më pas në Norvegji. Komisioni për Sëmundje ngjitëse i ka paralajmëruar autoritetet e aeroportit dhe familja është ndaluar para se të ngjitet në aeroplan, transmeton Zhurnal.

Incidenti në aeroport ndodhi një ditë pasi në Turku të Finlandës kishte udhëtuar një aeroplan nga Shkupi, prej të cilëve pas testimit vullnetar, 24 kishin rezultuar pozitiv. Nga Finlanda kanë zbuluar se fluturimet nga Shkupi dhe Bukureshti i Romanisë janë burimet kryesore të rasteve të reja në Finlandë. Tani Finlanda planifikon të vendosë testim të domsdoshëm të të gjithë uhdëtarëve nga Shkupi.

Nga KSI thonë se bëhet fjalë më tepër për mërigimtarë, shumica prej tyre me shtetësi të dyfishtë dhe me leje qëndrimi, apo me pasaporta bullgare, të cilët vijnë për dasma dhe ahengje familjare e më pas kthehen në Europë, sepse për ta nuk vlejnë testimet atje.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...