Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Familja e Ronaldos s’beson në Covid-19: “Është mashtrimi më i madh që e kam parë”

Duket se familja e Cristiano Ronaldos nuk beson se koronavirus ekziston në të vërtetë, pasi motra e tij, Katia Aveiro, e ka quajtur atë mashtrim në një reagim kritik kundër atyre që po i zbatojnë kufizimet e vendosura nga qeveritë në gjithë botë.

Ronaldo u infektua me koronavirus derisa ishte në detyrë me Kombëtaren e Portugalisë në fillim të kësaj jave dhe u kthye menjëherë në Itali për t’u futur në karantinë, në mënyrë që të rikthehet në kohë për ndeshjen e Juventusit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Derisa tifozë të shumtë dhe personalitete të sportit i uruan shërbim të shpejtë Ronaldos dhe i shfrytëzuan rrjetet sociale për të bërë thirrje për mbrojtje ndaj këtij virusi tejet ngjitës, motra e portugezit kishte tjetër qasje.

“Nëse Cristiano Ronaldo është njeriu i cili duhet ta zgjojë botën nga gjumi, më duhet të them se ky portugez është vërtet i dërguari i Zotit”, shkroi Aveiro në Instagram.

Unë besoj se, sot, mijëra njerëz të cilët i besojnë kaq shumë kësaj pandemie, testeve dhe masave të ndërmarra, mendojnë si unë se ky është mashtrimi më i madh që e kam parë që prej se jam lindur”, shtoi ajo.

“Një thënie që e kam lexuar sot dhe të cilës i kam duartrokitur është kjo: ‘Mjaft e mashtruat tërë botën’. Dikush duhet t’i hapë sytë, ju lutem”.

Si pasojë e infektimit me Covid-19, Ronaldo nuk u paraqit për Portugalinë kundër Suedisë në Ligën e Kombeve dhe do të mungojnë edhe në dy ndeshjet e ardhshme të Juventusit.

Postime të ngjashme

Milan, Pioli ka gati skemën e re, ja formacioni i ri i Milanit

Z H

Babai i portierit Alisson Becker vdes tragjikisht në një liqen në Brazil

Z H

Zidane pas ndeshjes me Atalantën: Ishte e vështirë edhe me 10 lojtarë

Z H

Rekord brutal i Barcelonës kundër Elches, 36:0

Z H

Sërish një përballje Gerrard – Lampard

Z H

City i ofron rinovimin Kevin De Bruyne

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...