Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Familja e Thaçit flasin për gjendjen shëndetësore të nënës së ish-Presidentit

Familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të nënës së tij, Hyrë Thaçit, e cila po merr trajtim shëndetësor pas infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Në një njoftim për media të familjes thuhet se gjendja e nënës së presidentit Thaçi është stabile, derisa kanë falënderuar personelin shëndetësor për kujdesin.

Familja e ish-presidentit i ka falënderuar edhe të gjithë familjarët dhe qytetarët që gjatë këtyre ditëve janë interesuar për shëndetin e saj, duke njoftuar se gjendja e nënës së tyre është stabile dhe po përmirësohet gjithnjë e më shumë.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

“Pas interesimit tuaj të madh për shëndetin e nënës sonë, Hyrë Krasniqi-Thaçi, e cila po vazhdon të përballet me virusin SARS-CoV-2 në Klinikën Infektive të QKUK-së, ju njoftojmë se gjendja e saj është stabile dhe po përmirësohet gjithnjë e më shumë. Në emër të familjes Thaçi shprehim falënderim për ekipin e mjekëve dhe tërë personelin shëndetësor për kujdesin e treguar. Po ashtu, shprehim falënderim për të gjithë ju që gjatë këtyre ditëve jeni interesuar për shëndetin e saj. Me besim të plotë në profesionalizmin dhe përvojën e mjekëve dhe personelit të QKUK-së, e presim shërimin e nënës nga infektimi me Covid-19. Nënës sonë dhe gjithë pacientëve tjerë ju urojmë shërim dhe kthim sa më të shpejtë në gjirin e familjeve të tyre”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Familja Thaçi.

Postime të ngjashme

Aksion i madh i Policisë në gjithë Prishtinën

T E

Arrestimi i 8 policëve, ambasadori amerikan në Kosovë: Askush mbi ligjin

T E

Serbia sulmonte Prekazin, e thirra Xhemajl Mustafën dhe Enver Malokun

T E

Kosova përkujton Epopenë e UÇK-së pa ish-komandantët që janë në Hagë

S.B.

Kategorizimi i ri i komunave, 14 në zonën e kuqe

S.B.

Partitë pa qëndrim për zgjedhjen e presidentit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...