“Familja është gjithçka për mua”- Bebe Rexha rikthehet pas 12 vitesh në vendlindjen e të atit

nga Xh M

Nuk është e zakonshme që një artiste e biliona klikimeve dhe me famë ndërkombëtare siç është Bebe Rexha, të jetë kaq e lidhur me gjakun e saj.
Ditën e sotme ajo ka vizituar vendlindjen e të atit në Dibër të Madhe në Maqedoninë e Veriut.
Postimi emocionues që ajo ka bërë në instagram na tregoi qartë se çfarëdo suksesi që të arrish në jetë, nuk duhet të harrosh rrënjët.
Ajo ka vizituar varrin e gjyshit të saj, duke treguar me keqardhje që nuk mundi të ishte prezente në funeralin e tij.
E përlotur dhe me plot emocion, ka vendosur të ndajë sot me ndjekësit e saj gjithë energjinë që mori në Dibër. Larg luksit por pranë natyrës dhe njerëzve të dashur, artistja e shumë çmimeve muzikore dhe skenave të mëdha, i tregoi gjithë botës se është krenare për prejardhjen e saj.
Së bashku me të ishte edhe Monika Kryemadhi, kushërira e Bebe Rexhës e cila po ashtu duket se e ka shijuar shumë këtë ribashkim me njerëzit e gjakut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More