Familja Lipa po shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama

Familja e këngëtares shqiptare, Dua Lipa, prej të enjtes ndodhet në Shqipëri.

 

Ata kanë vizituar vende të ndryshme së bashku, nisur nga kryeqyteti Tirana, e deri te qyteti i vjetër antik i Skënderbeut, Kruja.

Së fundmi, familja Lipa ndodhet në jug të Shqipërisë, përkatësisht në Vlorë, ku kanë shijuar disa ditë të mira pushimi, shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ka qenë babai i artistes, Dukagjin Lipa, ai i cili në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, shihet duke gostitur së bashku me Ramën.

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

“Unë mendoj se kam bërë një mik Edi Rama, një njeri me sharmë të pastër”, shkroi Lipa në mbishkrimin e fotografive.

Në një prej imazheve mund të shihet edhe se si Dua fotografon kryeministrin dhe babanë, të ulur përballë saj në një drekë familjare të shijuar në rivierën e jugut.

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

Dua përndryshe është pritur edhe në takim nga kryeministri Rama të enjten, i cili i ka dhuruar asaj përmbledhje ne veprave artistike të titulluar “Edi Rama” Work”, ndërsa i ka dedikuar disa rreshta të veçantë në një postim në rrjetet sociale.

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

Artistja me prejardhje nga Kosova është mirëpritur gjithashtu edhe në Bashkinë e Tiranës nga i pari i kësaj komune, Erion Veliaj, i cili i ka dhënë asaj disa dhurata simbolike në shenjë mirënjohje. 

https://www.instagram.com/p/CRtKgvFMCeX/?utm_source=ig_web_copy_link

Related posts

Kendall Jenner merr vëmendjen e plot me fustanin e tejdukshëm në Met Gala 2021

D V

“Kiss my A**”, Vesa Smolica pozon me të pasme të kthyera nga kamera

D V

Xhensila poston imazhe me veshjen elegante ngjyrë blu dhe jeshil

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com