Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Familja Lipa shijojnë së bashku pushimet në Meksikë: Të gatshëm për vitin 2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, e ka nisur Vitin e Ri 2021 me pushime.

Ajo bashkë me familjen e saj dhe të dashurin Anwar Hadid, janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Tulum të Meksikës.

Ata kanë publikuar imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, duke treguar momentet e këndshme që po shijojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërkohë, edhe babai i këngëtares, rokeri Dukagjin Lipa, publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët të familjes Lipa.

“Gati për 2021”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa shihej i lumtur pranë bashkëshortes, Anesës, dhe tre fëmijëve të tij; Dua, Rina dhe Gjini.

Familja Lipa përndryshe jetojnë në Mbretërinë e Bashkaur prej shumë vitesh, me përjashtim të Duas e cila ka rreth një vit që është shpërngulur në Los Angeles me të dashurin e saj.

Ajo është e nominuar sivjet për gjashtë çmime në atë që njihet si mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”.

Postime të ngjashme

Hiti i ri nga Maili, rep artist shumë modern

T E

Publikon fotografitë e para pas lindjes, Elita Rudi zbulon portretin e vajzës Bota

S.B.

Rita Ora zëvendësohet në jurinë e “The Masked Dancer”

S.B.

Heidi Klum e lejon vajzën të bëhet modele pasi ajo ia kishte kërkuar me vite këtë

S.B.

Bebe Rexha publikon pamje “të rrezikshme” nga klipi i ri

S.B.

Arbenita Ismajli shkëlqen në fotografitë e radhës teksa pozon me barkun e rrumbullakosur

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...