Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Familja mbyll 29 vjeçaren në ‘kafazin’ e shtëpisë pas diagnostikimit me depresion

Një vajzë e re është mbyllur në kafaz e saj prej pesë vitesh nga familjarët e saj në Filipine, të cilët thonë se nuk mund të paguajnë kurat për sëmundjen e saj mendore.

29 vjeçarja Bebe punonte në një dyqan në qytetin e saj dhe ëndërronte të bëhej modele profesioniste, para se të diagnostikohej me “depresion psikotik” në 2014.

Gjendja e saj e bënte të vuante nga haluçinacione dhe ajo u shtrua në spitalin psikiatrik të provincës Negros Occidental.

Pas një vit mjekimesh Bebe tregoi shenja përmirësimi dhe doktorët ishin optimistë për gjendjen e saj.

Ajo u lejua të kthehej në shtëpi por situata mori një kthesë të keqe në 2015 kur babai i saj u sëmur dhe familja nuk mund të paguante mjekimet e vajzës.

Pa mjekimet, asaj iu rikthyen episodet depresive dhe haluçinacionet.

Mikja e familjes Glyzel Bullos, tha se në disa raste Bebe bëhej aq e dhunshme sa familja u detyrua ta mbyllte në kafaz për sigurinë e saj.

“Nganjeherë Bebe qëllonte fqinjët me objekte, ose dilte nga shtëpia dhe hipte në autobuz”, thotë Glyzel, e cila bën apel për ndihmë për Bebe.

Për të ndaluar që Bebe të largohej, familja ndërtoi një kafaz të vogël brenda shtëpisë.

Ajo shihet e veshur me recka dhe ushqimi i jepet nga hekurat e kafazit.

“Ajo i hante rrobat e saj, prandaj tani e veshin me thasë, sepse ato nuk i pëlqejnë për të ngrënë. Ata nuk e kanë mbyllur sepse nuk e duan, por që ta ndalojnë për të lënduar veten”, shpjegon Glyzel.

Në disa pamje të publikuara Bebe shihet e mbështetur në murin e kafazit të saj, dhe më pas duke u fshehur kur shikon kameran.

Glyzel ka bërë apel për ndihmë financiare për të dërguar Bebe përsëri në spital për trajtim.

“Shërbimet mjekësore janë të shtrenjta, veçanërisht ato në spitalin psikiatrik. Shpresojmë që njerëzit të na ndihmojnë që Bebe të rikthehet siç ka qenë”, shton ajo.

Postime të ngjashme

Rikthehen kufizimet në Evropë

T E

Vriten 11 persona në Meksikë

T E

Të paktën pesë të vrarë gjatë protestave në Mianmar

T E

Kufizime më të ashpra kundër Covid-19 në Lombardi

T E

Navalny raportohet se do ta vuajnë dënimin në një burg në afërsi të Moskës

T E

Mianmar, qindra të arrestuar në protestat kundër grushtit të shtetit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...