Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Familja nuk dyshon në askënd, e bindur që familjari i tyre pësoi sulm në zemër

Për një muaj rresht familja Berkolli nga Prishtina nuk ka ditur asgjë për vendndodhjen e babait/gjyshit të tyre, Enverit 83 vjeç.

Në kërkim të tij ishte vënë Policia e Kosovës, grupet e vullnetarëve dhe qytetarë të tjerë. Madje, familja njoftoi se personi që do të arrinte ta gjente 83 vjeçarin do të shpërblehej me pesëmijë euro.

Kërkimi mori fund ditën e premte kur një person rrëshqiti në një gropë të mbuluar me thera e mbeturina në Velani të Prishtinës, ku edhe hasi në trupin e pajetë të Enver Berkollit.

Gazeta Express ka kontaktuar me një familjare të të ndjerit për të mësuar për shkaqet e vdekjes dhe mënyrës sesi u gjet i moshuari një muaj pasi u lajmërua si i zhdukur.

“E kemi gjetë të premtën, më 2 tetor në orën 15:00. Është gjetur prapa Ambulantës në Velani. Një kamilmtar ka shku për me mbledhë arra, aty ka rrëshqit dhe ka ra në gjyshin tonë, në të ndjerin”, tha një familjare e të ndjerit për Gazetën Express.

E pyetur nëse kanë ndonjë dyshim për vdekjen e tij, ajo tha se mjekët kanë konstatuar se Enver Berkolli kishte pësuar sulm në zemër kur edhe po ecte në lagjen Velania.

“Nuk kemi ndonjë dyshim. Gjyshi ka pas sulm, u ra u rrokullis deri poshtë, kemi kërku edhe në atë pjesë, por ka pas shumë thera dhe mbeturina, prandaj”.

Ajo shtoi se familja ndihet e pikëlluar për vdekjen e 83 vjeçarit, por tani ndihen më të lehtësuar pasi e dinë se e kanë varrosur.

“Është një lehtësim shumë i madh, humbja e tij është e madhe që e kemi vorros, por kemi qenë gjithë kohën në kërkim të tij”.

Sipas familjares së të ndjerit, më 31 gusht të këtij viti kur 83 vjeçari kishte dalë nga shtëpia e kishte humbur rrugën për shkak të nxehtësisë dhe më pas ka pësuar edhe sulm në zemër.

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nesër finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë

Bekim Laçi

OAK: Të ketë menaxhim më të mirë të parasë dhe pronës publike

Bekim Laçi

Osmani kërkoi dorëheqjen e Dakës, ajo e refuzon

Bekim Laçi

Votimi i rezolutës së PDK-së u shty për seancë tjetër

Bekim Laçi

Nje ditë para takimit, vijnë deklarata kundërthënëse nga Prishtina dhe Beogradi

Bekim Laçi

Ky është Agimi që u fotografua gjatë luftës në Kosovë teksa kalonte përmes gardhit me gjemba

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...