Agjencia Zhurnal.mk

Familja po shihte futboll, autori hyn në shtëpi dhe bën masakër

Kalifornia tronditet sërish nga një tjetër sulm me armë, i dyti brenda një jave. 4 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa 6 të tjerë janë plagosur pasi atentatori, ende i paidentifikuar, ka qëlluar drejt tyre me armë zjarri.

Rreth 40 persona, miq dhe familjarë, mes tyre edhe fëmijë, ishin mbledhur në një shtëpi për të parë një ndeshje futbolli.

Sikurse rrëfejnë dëshmitarët, ata u sulmuan krejt papritur pa asnjë shenjë paralajmërimi apo kërcënim. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Katër ditë më parë, pas një sulmi masiv në një shkollë të mesme, tre adoleshentë humbën jetën, mes tyre edhe autori i cili qëlloi veten.

Sulmet e shpeshta me armë të cilat kanë lënë pas dhjetëra viktima, kanë ngritur një debat të ashpër në SHBA për kontrollin e tregtisë së armëve dhe lejen për ti përdorur ato.

Rreth 40% e amerikanëve thonë se posedojnë një armë, ndërsa në 2 vitet e fundit shkalla e vrasjeve është më e larta e regjistruar ndonjëherë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...