Familjarët e Ergysit shpallin të vdekur nusen ende pa u gjetur trupi

nga Redaksia

Sot përcillet për në banesën e fundit Ergesa Arrazi, 9-vjeçarja e cila u gjet dje e pajetë në lumin Buna në Shkodër.

Sipas hetimeve të deritanishme dyshimet janë se nëna e Ergesës, Alma Arrazi u vetëmbyt në lumë disa ditë më parë bashkë me fëmijët e mitur, 9, 8 dhe 3 vjeç.

Ndërsa trupi i njërit prej fëmijëve u gjet dje rastësisht nga një peshkatar, Mbrojtja Civile në bashkëpunim me Forcat e Armatosura vazhdon sot për të dytën ditë operacionin e kërkimit për trupin e Almës dhe dy fëmijëve të tjerë.

Por ajo që vihet re në njoftimin e vdekjes së 9-vjeçares, që është publikuar nga familja e Erdgys Arrazit është se ata kanë shpallur të vdekur dy fëmijët e tjerë edhe nusen. Pavarësisht se trupat e tyre nuk janë gjetur familja Arrazi i ka shpallur të vdekur.

Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive në lumin Drin dhe Bunë. Mbrëmjen e djeshme ka patur shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës gjë e cila ka turbulluar ujin duke e bërë më të vështirë gjetjen e tre kufomave të tjera.

Fillimisht, u raportua se ndaj 9 vjeçares ishte ushtruar dhunë, por policia njoftoi më pas se eksperti mjeko- ligjor nuk konstatoi nje gje te tille. Motra e Almës  ka akuzuar bashkëshortin e saj, Ergys Arrazin se ushtronte dhunë ndaj saj dhe fëmijëve.

Për këtë ngjarje tragjike, në pranga përfundoi babai i tre fëmijëve Ergys Arrazi, 31 vjeç, që dyshohet se i ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten 39 vjeçare, Alma Bushati Arrazi, dhe femijet e mitur.

Në momentin që eshte njoftuar nga policia se vajza e tij është gjetur e mbytur në lumë, Ergys Arrazi nuk ka reaguar. Para hetuesve, ai ka mohuar qe të kete ushtruar dhune ndaj bashkeshortes dhe tre femijeve te tij.

Ka qenë pikërisht kryefamiljari ai qe ka bëre denoncimin e pare për zhdukjen e bashkëshortes dhe fëmijëve dhe menjehere uniformat blu jane vene në lëvizje duke angazhuar edhe polumbaret e forcave speciale RENEA.

Arrazi ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa tashmë mbi të rëndon akuza e “Shkaktimt te vetëvrasjes”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More