Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Familjarët kërkojnë të ndalohen keqpërdorimet me kufomat, 500 deri në 1.000 euro për një shërbim mortor

Shkup, 9 dhjetor – Agjencitë funerale kanë përfituar rreth 1,5 milion euro gjatë kohës së pandemisë. Çmimet e shërbimeve mortore janë rritur për pacientët e prekur nga CoVid-19, të cilët ndërruan jetë gjatë këtyre 9 muajve. Prej muajit mars deri në fillim të dhjetorit virusi korona jetën iu mori mbi 1,800 pacientëve në vend.- Advertisment –

Reagime të shumta të familjarëve erdhën në rrjetet sociale, të cilët kanë paguar shuma të majme për të ndjerët që e pësuan nga ky virusi. Ata prapa kamerave thonë se ndjehen të mashtruar dhe se agjencitë e funeraleve kanë keqpërdorur tragjeditë për të përfituar shuma parash.

“Nga përvoja personale ju tregoj se mbi 60 mijë denarë kam paguar për te varrezat në Gjorçe-Shkup”.

“Nuk kishim zgjidhje tjetër, mezi gjetëm para borxh për të paguar këtë shërbim në varrezat e Butel”.

“Shuma prej 1 mijë eurove mu faturua edhe mua për një shërbim të njëjtë të pacientit nga CoVid-19”.

Nga fillim i pandemisë e gjatë valës së pranverës, çmimet lëviznin nga 500-800 euro varësisht prej qyteteve, na thanë disa nga këto agjenci të cilat i kontaktuam. Ndërkaq, me shtimin e vdekshmërisë në valën e vjeshtës, çmimi për një shërbim funerali arriti deri në 1,000 euro, duke përfshirë edhe arkivolin hermetikisht të mbyllur. Në fakt, kjo e fundit nuk ishte e obliguar sipas protokollit shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë Filipçe tha se shteti nuk ndërhyn në përcaktimin e shumës së shërbimeve mortore.

Ne nuk mund ti kontrollojmë ato shpenzime. U ndryshua protokolli për varrosjen e këtyre pacientëve që tani më po zbatohet ka kaluar përmes Shtabit të krizës në Qeveri -dekalroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Zëvendësministri Ilir Hasani tha se me protokollin e ri kostoja do të ulet për 200 euro sa ka kushtuar arkivoli hermetik i metaltë, duke evituar keqpërdorimet e mundshme të agjencive funerale.

Është një çështje mjaft e ndjeshme, me të cilën ne duhet të bëjmë kompromis mes kërkesës së qytetarëve dhe rrezikut të mundshëm të shpërndarjes së infeksionit nga kufomat. Mendoj se mund të bëhet një tolerancë e vogël aty që të gjitha kufomat që janë viktima të CoVid-19 të mos mbyllen me metal, por me qese të plastikës – u shpreh Ilir Hasani, Zëvendësministër i Shëndetësisë.

Me vendimin e fundit të Qeverisë, operatorët e shërbimeve funerale detyrohen të ndryshojnë Protokollin për parandalimin e infektimit gjatë procedimit të kufomave. Ekzekutivi vendosi se përgatitja, transporti dhe varrimi i të ndjerëve nuk duhet të jetë në arkivol metali.

Postime të ngjashme

Ende nuk lejohet organizimi i dasmave

T E

Dy të arrestuar pas plagosjes së djalit të Sulejman Rexhepit

T E

Shpërthen zjarr i fuqishëm në fshatrat e Manastirit

T E

Sassoli kërkon Konferencë ndërqeveritare për Shqipërinë

T E

Simovski: Ky regjistrimi dhe metodologjia janë në harmonizim me standardet evropiane

T E

Të drejtat e bullgarëve në RMV, presidenti Radev mbledh shefat e shërbimeve speciale

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...