Familjarët nuk i flasin dy prej vajzave të “Për’puthen” dhe shkak u bë emisioni

Sezoni i tretë i Për’puthen sapo ka filluar dhe konkurrentët e rinj po marrin gjithë vëmendjen. Në puntatën e sotme dy konkurrenteat Ada me Arlidën, e cila i thonë Tole rrëfyen se kanë probleme me familjarët. Ada tregoi se nuk i flet asnjë anëtar i familjes së saj, për shkak se ka hyr në Për’puthen:

 

“Më kanë mbështetur për çdo gjë, por këtë nuk e përtypin dot. Nuk e di, por nuk e konceptojnë dot fare,”- rrëfeu Ada.
Duke dëgjuar Adën, ajo që preket është vajza nga Durrësi, Tola. Konkurrentja që e kanë krahasuar me Shqipen nuk i mbajti dot lotët teksa dëgjonte Adën. “Unë nuk flas me vëllain tim. Ne kemi një vit diferencë dhe gjithmonë kemi qenë bashkë që nga klasa e parë deri në gjimnaz. Tani nuk kemi komunikim dhe ndikon shumë te unë kjo pjesë. Do doja që të ishim si më parë”,- thotë Tolja.

Ndërkohë prezantuesja Bora Zemani u kërkon vajzave të japin një mesazh për familjarët.

“Mami, babi, vëllai, ju dua shumë. Mos e vrisni mendjen fare se do ja dal gjithmonë, siç ja kam dalë”,- shton Ada. Nga ana tjetër nuk mund të mungonte as opinioni i Arjan Konomit, i cili tregon se shqiptarët janë një natyrë e lidhur me familjen dhe se mendimi i tyre ndikon shumë. Ai përgëzon vajzat për kurajon dhe i bën thirrje familjarëve të mendojnë për lumturinë e tyre.

Related posts

Ronela Hajati shfaqet në formë të mirë nga pushimet

D V

Madonna publikon trailerin e shfaqjeve “Madame X”

D V

‘Jam i dashuruar’, Atdheu flet për lidhjen me Bora Zemanin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com