Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

Familjarët tentuan t’i dërgojnë drogë një të burgosuri në Dubravë, zbulohen nga oficerët korrektues

Zhurnal Ads

Sot rreth orës ‪09:15 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

“Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht të rrobave, kanë arritur ta parandalojnë futjen e substancës së dyshuar narkotike, e cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar duke u shpërndarë nëpër pjesë të brendshme të rrobës.

Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale”, thuhet në njoftimin për media.

I burgosuri i dyshuar se substanca e dyshuar narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës, për rastin është njoftuar policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë do të jetë i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zhbllokohet dialogu, Kosova dhe Serbia ulen të enjten në tavolinë të bisedimeve

admin

Ekonomia e Kosovës gjatë këtij vitit pritet të tkurret me rreth 6.7 për qind

S.B.

Berisha: Albin Kurti kishte të drejtë të testohet nga qytetarët

S.B.

Ish-oficeri i Policisë, Emiljano Nuhu: Informova Ardi Veliun për klanin “Rraja”. Ai nuk e referoi

S.B.

Si do të përfitojnë bizneset nga 60 milionëshi i Qeverisë së Kosovës, i ndarë nga Fondi për Rimëkëmbje?

admin

Qeveria thotë se ka arritur marrëveshje me prodhuesit e qumështit, Hoti u kërkon ta anulojnë protestën

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...