Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Familjet shqiptare morën 215 milionë euro kredi për shtëpi gjatë vitit 2020

Familjet shqiptare morën 26.5 miliardë lekë ose rreth 215 milionë euro kredi për blerje banesash gjatë vitit 2020.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për blerjen e banesave shënoi rritje pavarësisht krizës së thellë ekonomike.

Krahasuar me një vit më parë, kredia e re u rrit me 2.1 për qind. Me gjithë rënien e prodhimit kombëtar dhe rritjen e papunësisë, shqiptarët duket se nuk janë stepur në vendimin për të blerë pasuri të paluajtshme, qoftë edhe duke marrë përsipër një borxh afatgjatë, siç është kredia bankare për këtë qëllim.

Ekspertët e sektorit financiar pohojnë se në kohëra të pasigurta pasuritë e paluajtshme mund të perceptohen si një formë e sigurt investimi.

Kreditimi në këtë segment është mbështetur edhe nga oferta e kënaqshme gjatë viteve të fundit. Kredia hipotekore ka qenë një nga produktet që ka mbështetur më shumë kthimin e rritjes së kredisë bankare pas vitit 2015. Ky është një nga produktet produktet më cilësore për bankat, sepse ka nivelin më të ulët të kredive me probleme. Njëkohësisht, kredia për shtëpi është një produkt që mundëson rritjen afatgjatë të portofolit të kredisë dhe një shpërndarje të rrezikut të kredisë.

Kushtet e favorshme çmim të ofertës kanë luajtur në veçanti një rol të ndjeshëm në nxitjen e kredisë për shtëpi. Sipas Bankës së Shqipërisë, në Dhjetor 2020 interesi mesatar i kredisë për shtëpi në lekë ishte 3.73 për qind, ndërsa në euro 3.05 për qind.

Në fund të vitit 2020, portofoli i kredisë për shtëpi të individëve arriti vlerën e 127.4 miliardë lekëve ose rreth 1.03 miliard eurove. Rritja vjetore është pranë nivelit 9.1 për qind, rritje kjo ndjeshëm më e lartë krahasuar me rritjen mesatare të kreditimit të ekonomisë për të njëjtën periudhë.

Kredia bankare është një nga faktorët që kanë vazhduar të mbështesin përmirësimin e kërkesës në tregun e pronave në vend. Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të vitit 2020, Indeksi i Çmimit të banesave në rang vendi shënoi rritje me 4.9 për qind. Në kryeqytet çmimet u rritën edhe më shumë se mesatarja kombëtare, me 6.5 për qind. Mbështetur në vrojtimin periodik për çmimet e banesave që kryen Banka e Shqipërisë, rezulton se të paktën 60 për qind e blerjeve në tregun e pasurive të paluajtshme financohen me kredi bankare.

Kredia për shtëpi është gjithashtu një mbështetje shumë e rëndësishme për segmente të tjera të tregut financiar, sidomos për tregun e sigurimeve. Tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri është i varur në pjesën dërrmuese nga sigurimi i jetës së debitorëve, që zakonisht aplikohet në kreditë për blerjen e banesave. Sigurimi i pronës gjithashtu ka një varësi të lartë nga kredia për shtëpi, sepse shumica e pasurive që sigurohen janë kolaterale për garantimin e këtyre kredive. /Monitor/

Postime të ngjashme

Rama në Liban për riatdhesimin e 19 shqiptarëve

D V

“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS-it në Siri

D V

45 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

D V

Mbi 5 mijë turistë vendas e të huaj zgjodhën Thethin në korrik

D V

Video/ Pamjet nga tuneli i Skërficës, Rama: Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë

D V

Shqipëria nën ndikimin e të nxehtit afrikan, ja si do jenë temperaturat në fundjavë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...