Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Fansat dyzohen kur shohin imazhet e nënës së Rita Orës nga koha e rinisë: Duket njësoj si këngëtarja në ditët e sotme

Rita Ora i ka kushtuar një dedikim të madh nënës së saj të bukur, Vera Ora, pak ditë më parë në ditëlindjen e saj , përmes disa fotografive mbresëlënëse nga e kaluara.

Interpretuesja e hitit “I Will Never Never You Down”, tha se nëna e saj Vera ishte ‘e papërshkrueshme’ në një mesazh nxitës që pa këngëtaren të postonte një sërë fotografish të mrekullueshme të mamasë së saj kur ishte e re.

Fotografia e parë pasqyron rrezen e Verës nga gëzimi, ndërsa ajo pozon me flokët e saj natyralë të zi në vitet e saj të rinisë, shkruan The Mirror.

Një tjetër çast i mrekullueshëm shfaq nënën krenare të tre fëmijëve duke qeshur ndërsa një tufë pëllumbash hanë ushqim nga duart e saj gjatë një shëtitje në park.

Rita gjithashtu ndau me ndjekësit në Instagram një pamje të ëmbël të prindërve të saj të dashur, të realizuar pak kohë pasi ata u zhvendosën në Londër nga Kosova, ku ata ikën për të shpëtuar nga lufta.

Në diçiturën e saj tërheqëse, Rita vlerësoi pamjen e mrekullueshme të mamasë së saj, duke e shoqëruar imazhin me disa emoji zemre.

“Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë atë. Ajo është e papërshkrueshme”, shkroi Rita.

“Por dreq, ajo ka një zemër të mrekullueshme, për të mos përmendur që ajo është e mrekullueshme në të gjitha gjërat! Dhe ajo është nëna ime. Urime ditëlindjen, faleminderit që ishe shoqja ime më e mirë dhe që më bëre të buzëqeshja në momente që mendova se nuk mundem përsëri. Sot është dita jote”, shkroi këngëtarja shqiptare me famë botërore.

Dhe nuk vonoi shumë dhe fansat u dyndën në postimin e saj, duke pretenduar se Rita është një “kopje” e nënës së saj.

“Mendova se kjo ishe ti dhe sapo i kishe lyer flokët e zeza! O Zot i madh! Kështu njësoj”, shkroi në rrjetet sociale një ndjekës i befasuar.

“Uau! Dukesh shumë si mamaja jote. Kjo është e çmendur!”, shkroi një tjetër.

“Fjalë për fjalë i njëjti person. Jam shumë i hutuar ”, komentoi një i tretë.

Ndërkohë, një fans i katërt shkroi: “Ju jeni kopje e mamasë tuaj. Të dyja aq të bukura sa njëra-tjetra”.

Ky postim i Ritës vjen pak kohë pasi ajo humbi kontratën e reklamimit me një nga kompanitë më të fuqishme të rrjetit 5G në Londër.

Shefat e “EE” vendosën të tërhiqnin yllin e popit nga reklama e Apple 12 Pro, pas skandalit të saj me thyerjen e rregullave anti-covid në Londër.

Një burim i tha The Mirror: “EE e mori shumë seriozisht shkeljen e rregullave të izolimit dhe nuk donte të shihej se po mbështetës për veprimet e saj duke e pasur atë si fytyrën promovuese të shërbimit të tyre”.

Postime të ngjashme

Xhensila Myrtezaj merr vëmendje me stilin unik në imazhet e reja

D V

Producentja Vjosa Berisha tregon se është diagnostikuar me kancer, ndërsa përçon edhe një mesazh

D V

Enca anulon të gjitha mbrëmjet muzikore për këtë verë

D V

Oriola Marashi mahnit me linjat trupore, ndërsa mbulon gjoksin me kapelë

D V

Linda Halimi tregon se si i kalon netët e nxehta të verës

D V

Tayna pozon me këmbën lart në mur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...