Showbiz

Fansat kundër Eva Longoria-s pas deklaratës për gratë me ngjyrë

Zhurnal Ads

Evës i janë kthyer kundër fansat.

Gjatë paraqitjes së saj më 8 nëntor në MSNBC, Eva Longoria diskutoi ndikimin që votuesit latinë patën në zgjedhjet presidenciale.Në vend që të përqendrohej më së shumti në arritjet e grave latine, Eva i tha prezantuesit Ari Melber:“Ju e patë se çfarë bënë gratë me ngjyrë në Georgia, por gratë latine ishin heroinat e vërteta”.

Njerëzit në Twitter menjëherë filluan të flisnin për fjalët e aktores, duke treguar se si ajo minimizoi rolin e grave me ngjyrë në zgjedhjet presidenciale dhe u cilësua si anti-njerëz me ngjyrë, transmeton lapsi. Pas reagimit të ashpër të njerëzve, Eva shkroi në Twitter se komentet e saj ishin keqinterpretuar dhe se ajo “donte të thoshte që gratë latine që votuan, ishin në numër, shumë më shumë se burrat latinë”. “Gratë me ngjyrë kanë qenë prej kohësh shtylla kurrizore e partisë Demokratike”, shtoi ajo.

Falja e saj kishte mbështetje nga Kerry Washington, e cila shkroi: “Unë e njoh Evën si një motër. Ne kemi shumë kaluar shumë bashkë. Ajo është dikush që lufton për të gjitha gratë.”

Sidoqoftë, jo të gjithë ishin të gatshëm të pranonin faljen, duke theksuar se Eva kishte bërë një krahasim të drejtpërdrejtë midis grave latine dhe atyre me ngjyrë.

Postime të ngjashme

‘Deri n’kismet’ thonë Dafina dhe Ismeti

T E

Kejvina lë pak vend për imagjinatë me pozat e mbështjellë me peshqir

S.B.

Machine Gun Kelly thotë se Megan Fox po e ndihmon të largohet nga lëndët narkotike

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...