Një fans e la pa fjalë reperin shqiptarë.
Gashi është artist shqiptar me famë botërore, i cili numëron shumë hite në karrierën e tij si reper.
Ai ka fansa nga e mbarë bota, të cilët në mënyra të ndryshme ia shprehin atij dashurinë që kanë për të.
Së fundi, një prej tyre kishte bërë tatuazh portretin e Gashit në këmbë, e për këtë reperi u shpreh i emocionuar.

“Vetëm fansi i vërtetë”, ka shkruar Gashi sipër imazhit.
Ndryshe, një prej hiteve të tij më të suksesshme të këtij viti është “Mama”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.