Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Faqja nga “Marilyn Monroe” për Grubin, kritikohet sot edhe nga mediat maqedone, ja si arsyetohen nga kabineti i tij!

Zhurnal Ads

Shkup, 25 nëntor, zhurnal.mk – Vazhdojnë skandalet dhe jotransparenca në Ministrinë për Sistem Politik dhe Mardhënieve mes komuniteteve që e drejton zv/kryeministri Artan Grubi. Agjencia e Lajmeve Zhurnal ditë më parë shkruajti për ueb faqen e re të Ministrisë për Sistem Politik që u lansua para disa ditëve në publik që qytetarët të informohen për aktivitetet e kësaj ministrie. Në ueb faqen e kësaj ministrie ka aq shumë gjëra të çuditshme saqë kompania që e mirëmbanë këtë ueb faqe, pronari thuhet të jetë Marilyn Monroe, aktore e famshme.

Për ueb faqen e ministrisë sot kanë shkruar edhe mediat maqedonase ku kanë reaguar se ueb faqja nuk është edhe në gjuhën maqedonase.

Por kjo nuk është e tëra lidhur me ueb faqen e kësaj ministrie. Aty ka shumë grafikone që qytetarët të informohen rreth aktiviteteve të ministrisë, por në rastë se klikojmë në ato grafikone, nuk del asnjë informacion, sidomos informacioneve me karakter publik.

Nga Qeveria lidhur me këto lëshime të Grubit, thonë se ueb faqja është në përpunim dhe do të funksionon edhe në gjuhën maqedanase.

Ndërsa nga kabineti i Grubit thanë që ka pasur keqkuptime me kompaninë që e ka mirëmbajtur ueb faqen.

“Ju lajmërojmë se ueb faqja e Ministrisë për Sistem Politik dhe mardhënie mes komuniteteve në këtë periudhë dyjavore ishte jofunksionale për shkak të keqkuptimeve me tanimë kompaninë e mëparshme që e ka mirëmbajtur ueb faqen”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Grubit.

Por Agjencia e Lajmeve Zhurnal pyet se a ka shpallur tender Grubi për realizimin e ueb faqes së re të Ministrisë?

Madje çfarë serioziteti i Grubit që lëshon në përdorim ueb faqen e përgjismuar, pa informacione dhe pa version në gjuhën maqedonase, por as edhe angleze.

Si është e mundur ky lëshim që të lëshon një faqe të papërfunduar, apo ndoshta nga frika se po afrohen 100 ditët e parqa të Qeverisë dhe interpelanca e shumëpërfolur në opinion që pritet të ngritet kundër tij?

Edhe gazetarët maqedonas sot kanë shprehur revoltën e tyre se pse një ueb faqe e një ministrie të rëndësishme që drejton Grubi, nuk figuron gjuha maqedonase? Ndërsa arsyetimi i tij ishte “banal” duke theksuar se kanë pasur probleme me kompaninë që më herët është përkujdesur për mirëmbajtjen e ueb faqes.

Eksperti, njëkohësisht pronari i kompanisë së IT, “Anet Network Solution”, Bexhet Musliu për nga eksperienca që kompania që udhëheqë ka ndërtuar shumë ueb faqe për shumë institucione në vend thotë se së pari ueb faqja e Grubit është marrë si templates që kostoja mund të jetë afro 50-100 euro.

“Është skandal, së pari është një ueb faqe shumë e thjeshtë e marrë si templates me kosto prej 50 deri më 100 euro. Kjo ueb faqe me përkushtim të një ekipi profesional mund të ishte bërë për disa ditë me gjitha versionet, shqip, maqedonisht dhe një gjuhën angleze”, shprehet Musliu.

Më tej Musliu pyet se si është e mundër që ueb faqja të lëshohet në përdorim, e në mes të faqes të shkruhet se është në përpunim e sipër.

“Një skandal i tillë ende nuk ka ndodhur në ndonjë institucion që nga mëvetësimi i shtetit”, thotë ai.

Musliu gjithashtu potencon se Grubi fare nuk është konsultuar me kompani profesionale që ndërtojnë ueb-faqe, se si duhet duket një faqe institucionale, cfarë duhet të ketë ajo, sa duhet tu shërbej qytetarëve për tu informuar.

“Për Grubin me rëndësi është që ai në këtë faqe të del me fotograti e veta të mëdhaja, në kuptim më tepër PR personal se sa informativ për qytetarët”, përfundon Musliu.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ramcilovic thumbon Pepicin: Derisa ishit në pushtet nuk kishit asnjë boshnjak në Qeveri

T E

Kush dëshiron të punojë edhe pas moshës 64 vjeçare?

E.E.

MASH-i aktivizoi platformën kombëtare për mësim online

T E

Së shpejti do vazhdojë aksioni për prishjen e objekteve pa leje në Ohër

T E

OPH: Niveli i kufizimit të orarit të punës do t’i detyrojë hotelierët të bëjnë racionalizim të punësimeve

E.E.

Asnjë deputet nuk do të shkojë në izolim

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...