Agjencia Zhurnal.mk

Fati këshillohet ta lërë ekipin e parë të Barcelonës për ekipin B

Anësori adoleshent Ansu Fati mund të ketë nevojë të luajë për Barcelonën B në vend të ekipit të parë për të pasur më shumë minuta lojë, sipas drejtorit të akademisë së klubit katalonas, Patrick Kluivert.

Pasi që është vetëm 16-vjeçar, Ansu Fati u bë lojtari më i ri që ka luajtur për ekipin e parë të Barcelonës që nga viti 1941 me ndeshjen e tij kundër Real Betisit më 28 gusht, kur hyri si zëvendësues në minutat e fundit në fitoren 5:2, transmeton Gazeta Express.

Një javë më vonë, ai e shënoi golin e tij të parë për kampionët spanjollë në barazimin 2:2 me Osasunan, duke u bërë golashënuesi më i ri i Barcelonës në histori të La Ligës.

Këto paraqitje e detyruan Ernesto Valverden t’ia japë Fatit paraqitjen e tij të parë si titullar për Barcelonën më 14 shtator. Në këtë përballje, 16-vjeçari arriti të shënojë gol sërish, për t’i ndihmuar Barcelonës të marrë fitore me rezultat 5:2 në Camp Nou.

Që nga atëherë, Fati i ka bërë tetë paraqitje në La Liga, ndërsa ka luajtur edhe dy herë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke e fituar kështu epitetin e njërit ndër talentet më të mëdha në botën e futbollit.

Megjithatë, Kluivert beson se zhvillimi i Fatit mund të shkojë më mirë nëse ai luan për Barcelonën B për pak kohë, duke e marrë parasysh faktin që ai ka qenë titullar për Barcelonës vetëm tri herë deri më tani.

“Zhvillimi i Fatit po mbikëqyret nga [drejtori sportiv, Eric] Abidali dhe [ndihmësi i tij, Ramon] Planes. Ne po komunikojmë shumë mirë mes vete”, ka thënë Kluivert.

“Nëse të gjithë lojtarët e ekipit të parë janë në 100 përqindëshin e tyre, unë e kam ndjenjën se ai do të luajë për Barcelonën B për të pasur më shumë minuta lojë. Ne e pamë këtë edhe me Carles Perezin këtë fundjavë”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...