Agjencia Zhurnal.mk

Fatmir Iseni: Së shpejti do të vëmë në funksionim inspektoratin, më pas do sanksionojmë institucionet që nuk zbatojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve

Shkup, 16 janar, Zhurnal.mk – Një vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i njëjti nuk gjen zbatim tek rreth 99% e institucioneve në vend. Nga Agjencia për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve thonë se disa ministri si ajo e Financave, e Punëve të Jashtme apo Për Punë dhe Politikë Sociale, nuk kanë kërkuar aspak ndihmë për zbatimin e Gjuhës Shqipe.

“Këtë e them me shumë përgjegjësi, Gjuha Shqipe në institucionet që udhëhiqen nga maqedonas, ka më pak interesim për zbatim, por nuk dua t’i amnistoj as edhe disa udhëheqës shqiptar. Nga sot, çdo Institucion, çdo dokument duhet ta ketë në dy gjuhë, deklaroi dje, Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për zbatimin e Ligjit të Gjuhëve.

Edhe pse Agjencia për përdorimin zyrtarë të shqipes është formuar, në mungesë të Inspektoratit për zbatimin praktik të ligjit, shumë institucione shtetërore kanë gjetur “shteg” për të mos e respektuar ligjin. Për këtë çështje, disa herë kanë reaguar edhe partitë politike shqiptare të cilat insistojnë që Ligji të zbatohet në praktik. Por, shumë institucione dhe ministri nuk ia “varin” as Ligjit e as thirrjeve të partive shqiptare.

Qeveria në fund të vitit të kaluar emëroi Fatmir Isenin për drejtor të Inspektoratit për Gjuhët. Por ky inspektorat është ende në konsolidim e sipër dhe se njëherit po punohet për organizimin e brendshëm të kësaj drejtorie. Kështu shprehet për Zhurnal drejtori i Inspektoratit për Gjuhët, Fatmir Iseni.

Ai thotë se janë në fazën e ekipimit me qëllim të krijohen kushtet elementare që inspektorati të funksionon normalisht.

“Duket e ditur se Inspektorati është një drejtori e sapoformuar. Domethënë pik së pari jemi duke i përfunduar procedurat administrative për konsolidim të inspektoratit, gjë që nënkupton regjistrim të Inspektoratit në regjistrin qendrorë, kemi marrë vulat e inspektoratit, kemi bërë plan për organizimin e brendshëm të inspektoratit, kemi përcaktuar sistematizimin dhe vendet e punës që duhet të miratohen nga organet kompetente. Jemi duke bërë një analizë të detajuar të buxhetit për studim sa më efikas të mjeteve, jemi në fazën e përgatitjes së ekipimit dhe kushtet elementare që inspektorati të funksionojë normalisht. Për momentin këto janë hapat e para që duhet ti bëjmë deri sa ta vëmë në funksionim inspektoratin”, ka deklaruar drejtori i inspektoratit për gjuhët, Fatmir Iseni.

Ai mes tjerash tha se pasi që inspektorati të konsolidohet dhe të punon në kushte optimale, atëherë do të punojë në bazë të autorizimeve që ka me ligj inspektorati dhe do të sanksionon ato institucione që nuk zbatojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Jemi një drejtori e sapoformuar dhe nuk kemi kushte optimale të funksionimit. Ato që jemi duke i bërë regjistrimin, sistematizimin e vendeve të punës dhe pastaj të kompletohet ekipimi dhe kushtet elementare që inspektorati të fillon me punë në bazë të autorizimeve që ka”, ka deklaruar për Zhurnal, drejtori i inspektoratit Fatmir Iseni.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...