Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Fatmir Sejdiu për Isa Mustafën: Thoshte se fitoj me duar në xhepa

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se e ka paralajmëruar rënien e LDK’së prej vitit 2010. Ai thotë se është i dëshpëruar me qëndrimet e strukturave tërë këtë kohë.

Sejdiu ka qenë ish-kryetar i LDK’së derisa ishte detyruar të lëshojë këtë pozitë pasi shkeli Kushtetutën kur e mbajti këtë post si dhe atë të presidentit të Kosovës. Pas tij në udhëheqje të LDK’së, e deri më sot, ishte Isa Mustafa.

Sejdiu ka goditur pasardhësin e tij duke e konsideruar si shkaktar që LDK ka marrë rreth 13% në zgjedhje në nivel vendi, që është rezultati më i keq në histori të këtij subjekti. Mustafa dha dorëheqje pas zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt.

“Unë e them edhe një periudhe ende pa e pasur prezencën si subjekt politik VV. Por vetë trendet e stagnimit e LDK’së i kam paralajmëruar në zgjedhjet e pas 2010. Interesant është gara për kreun e Prishtinës. Dihet se si ishte zgjedhur kryetari me ndërskamca dhe në mënyrë aspak jodemokratike. Ai kishte paralajmëruar se do ta fitonte Prishtinën me duar në xhepa dhe e kisha paralajmëruar se nuk do të ndodhte nëse ai do të vazhdonte të udhëhiqte në atë mënyrë. Është paralajmëruar kjo. Në kohën e hartimit të statutit, sepse unë kam marrë pjesë në të gjitha hartimet e statuteve që nga fillimi. Jam i befasuar se si shumica e anëtarëve se si kanë lejuar të vijë deri këtu dhe të lejohet ajo udhëheqje”, tha ai.

Postime të ngjashme

Prokuroria Themelore në Prishtinë nis hetim për “Zbulimin e fshehtësisë zyrtare”

N E

Haxhiu: Sigurimi i vaksinave është top prioritet i qeverisë

N E

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në Mitrovicë

N E

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

Në Kosovë nga e hëna mësimi me prezencë fizike

N E

Kosova regjistron mbi 12 mijë raste me Kovid-19

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...