Faton Selami propozohet për Avokat të Popullit

nga D. V.

Shkup, 31 korrik – Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në seancën e sotme e ka përcaktuar Faton Selamin si propozim për Avokat të ri të Popullit.

Selami është udhëheqës i Njësisë Rajonale të Ministrisë së Drejtësisë në Tetovë, në sektorin për ndihmë juridike falas dhe sistem politik. Kandidaturën e tij e ka paraqitur deputeti Bekim Qoku nga koalicioni VLEN.

Ai është jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Ka dhënë me sukses edhe provimin e jurisprudencës dhe atë noterial.

Për zgjedhjen e tij nevojitet që të votojnë së paku 61 deputetë në Kuvend, si dhe të sigurohet shumicë e Badinterit – përkatësisht së paku 20 vota “pro” nga gjithsej 39 deputetë që i përkasin komuniteteve që nuk janë shumicë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More