Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Fauçi: Në dhjetorë konfirmohet efikasiteti i vaksinës

Numri i të infektuarve në nivel botëror nga virusi korona ka arritur rreth 43 miljon njerëz. Numri personave të infektuar është rritur dukshëm në dy javët e fundit. Më të goditura janë SHBA-të ku janë regjistruar 8,8 miljon të ifektuar dhe mbi 230 mijë të vdekur. Eksperti amerikan për sëmundje infective Antonio Fauçi ka deklaruar se deri në fillim të dhjetorit do të dihet nëse vaksina për virusin korona do të jetë e sigurt dhe efikase, megjithse në përdorim të gjërë vaksina pritet të lëshohen në vitin 2021.    “Çështja është se nëse një here keni vaksinë të sigurt sa më parë të mund tu bartni njerëzve që e kanë të nevojshme. Dozat në dhjetorë nuk do të jenë të mjaftueshme për të gjithë. Duhet pritur disa muaj deri në vitin 2021. Duhet të vendosen prioritete kështuqë puntorët shëndetësorë mesiguri të parët do të vakcinohen.”, tha Antonio Fauçi, Eksperti amerikan.   Pas SHBA-ve ditëve të fundit Franca është vendi më i goditur nga virusi korona, ndërsa tanimë numri I të infktuarve ka tejkalaur një miljon njerëz, prejt ë cilëve në 24 orët e fundit janë regjistruar 45 mijë e 422 të infektuar, ndërsa deri më tani kanë humbur jetën 34 mijë e 500 persona. Dy të tretat e popullsisë janë përfshirë me orën policore të vendosur në 54 jrajone në kuadër të masave anti kovid.   Kryemisnitri Italian Xhuzepe konte ka nënshkruar pakon e re të masave anti kovid, përfshi edhe kufizimin e orarit të punës të kafiterive dhe restorantve deri në ora 18, ndëra mbyllen plotësisht kinematë, teatrot, sallat e fitnesit, bazenet, sallat e koncerteve etj. Poashtu 75 % e nxënësve të shkolave të mesme zhvillojnë mësim online, ndërsa kryemisnitri Konte ka apeluar që të mës pranohen të ftuar në shtëpi dhe të mos udhëtoht pa nevojë. Ndryshe Italia dje regjistroi 19 mijë e 644 të infektuar dhe 151 të vdekur nga kovid 19.   Edhe autoritetet gjermane u detyruan të vendosin amsa shtrënguese për shkak të rritjes së numrit të personave të prekur, por masat shtrënguese u kundërshtuan nga disa qytetarë të cilët dolën në protesta.   Autoritetet greke kanë vendosur orë policore gjatë natës në Athinë, pasi u regjistruar numër i lartë i personave të infektuar. Ndërsa deri tani në Greqi janë regjistruar 564 raste të vdekjes.   Insia ka shënaur pothuajse rreth 8 miljon të infektuar, më pas vjen brazili me 5,3 miljon, rusia ka tejkaluar një miljon e gjysëm, derisa Spanja ka regjistruar 1,1 miljon të infktuar. Nga një miljon kanë edhe argjentina dhe kolumbia, ndërsa këtij numri po i afrohen edhe Britania e Madhe, Meksiko dhe Peru. 

Postime të ngjashme

Ushtarët francezë me letër të hapur – paralajmërojnë presidentin Macron se “mbijetesa” e Francës është në rrezik

S.B.

Indonezia dënon sulmet izraelite në Xhaminë Al-Aksa

S.B.

Varianti indian i Covid-19 edhe në Francë

S.B.

Zelandë e Re, 5 të plagosur gjatë një sulmi me thikë në supermarket

S.B.

Gazsjellësi amerikan ende jashtë funksionit, pas sulmit kibernetik

S.B.

Hapja e sezonit turistik dhe kufiri me fqinjët/ Do t’i pranojë Greqia qytetarët e vaksinuar me Sinovac dhe Sputnik? Skenarët që ka në dispozicion qeveria greke

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...