Fauci: Nuk do të ishte e çuditshme që vaksinimi i fëmijëve kundër Kovid të bëhet i detyrueshëm

Sipas ekspertit të sëmundjeve infektive, të gjithë fëmijët që do të rikthehen në shkolla duhet të vaksinohen kundër Covid, duke theksuar se përfitimet tejkalojnë rreziqet.

 

“Unë mendoj se vaksinimi i detyrueshëm i fëmijëve është një ide e mirë,” tha Biden, në një intervistë për CNN.

Fauci tha gjithashtu se vaksinimi i fëmijëve për poliomielit, fruth, shyta, pneumoni dhe hepatit ka qenë i detyrueshëm për dekada të tëra. “Pra, nuk do të ishte e çuditshme që vaksinimi kundër Covid të bëhet i detyrueshëm,” tha ai.

Rastet e Covid -19 kanë shënuar rritje në Shtetet e Bashkuara dhe sidomos midis fëmijëve ndërsa varianti Delta është përhapur kudo. FDA nuk ka miratuar ende një vaksinë kundër Covid për fëmijët nën 12 vjeç, por kohët e fundit ka miratuar vaksinën Pfizer për fëmijët mbi 16 vjeç.

Dr Francis Collins, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, tha se Pfizer do të paraqesë rezultatet e provave klinike gjatë muajve të ardhshëm për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, por theksoi se mund të nevojiteshin muaj për të dhënë miratimin e plotë për vaksinimin e fëmijëve.

Disa prindër, megjithatë, janë aq të alarmuar nga përhapja e variantit Delta sa po u kërkojnë pediatërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre nën moshën 12 vjeç para se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave të miratojë vaksinën për këto grupmosha./abcnews.al

Related posts

Shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Bullgari, fituese shpallet partia “Ka një popull të tillë”

N E

Aeroplani Boeing 737 ulet urgjentisht në oqean, ja çfarë ndodhi me pilotët

D V

Italia në kërkim të refugjatëve afganë që bashkëpunuan me italianët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More