Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Fauçi: Për momentin i gjithë planeti është në shqetësim

Otavë, 18 nëntor – Epidemiologu kryesor amerikan dr. Entoni Fauçi, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse, për TV kanalin kanadez Si-Bi-Es Njuz deklaroi se Kovid-19 fillimisht po përhapet në amvisëri, mes grupeve më të vogla të njerëzve.

Sipas tij, testimi për përhapjen asimptomatike të sëmundjes dhe vazhdimi me praktikën e masave parandaluese themelore, siç janë larja e duarve, distanca fizike dhe mbajtja e maskave, edhe më tej janë kryesore në përballjen e përhapjes së virusit në mbarë botën.

Një ndër ekspertët më të mëdhenj botëror për sëmundje ngjitëse konsideron se edhe krahas sukseseve fillestare në kontrollin e pandemisë, Kanadaja, gjithashtu, tani po përballet me përkeqësimin e gjendjes.

“Për momentin i gjithë planeti është në shqetësim”, tha Faupi.

“Bashkimi Evropian, nëse shikoni në numrin e infektimeve të reja, është jashtë kontrollit. SHBA janë plotësisht jashtë. Kanadaja, ku, gjoja, mirë i shkonte, tani, gjithashtu, ndodhet në shqetësim”, tha Fauçi.

“Nëse vetëm i testoni njerëzit të cilët tregojnë simptome, do të humbasë përhapja e infektimit në komunitet”, paralajmëroi ai.

Ai shpreson se deri në mes të vitit 2021 njerëzit do të vaksinohen kundër Kovid-19, por theksoi se vendet deri atëherë nuk mund t’i lënë masat për shëndet publik.

Postime të ngjashme

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

Minatorët gjejnë diamant në Botsvana, mund të jetë i treti më i madh në botë

Dafina Vidishiqi

ANALIZA/ Aromë détente – Amerika dhe Rusia kthehen në diplomacinë tradicionale të fuqisë së madhe

Bekim Laçi

Rekord infektimesh në Moske, 9 mijë raste në 24 orë

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...