Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Fauci: SHBA-ja do t’i bashkohet programit COVAX për shpërndarjen e vaksinave

Nën udhëheqjen e presidentit Joe Biden, Shtetet e Bashkuara synojnë t’i bashkohen programit global për shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit në vendet e varfëra, i njohur si COVAX.

Vendimin që u njoftua nga këshilltari kryesor mjekësor në SHBA, Anthony Fauci, OBSH-ja e mirëpriti menjëherë. Kreu I saj,  Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili tha se kjo “është një ditë e mirë për OBSH-në dhe shëndetësinë në botë”. “Presidenti Biden do të lëshojë një urdhër i cili do të përfshijë synimin e Shteteve të Bashkuara për t’u bashkuar me programin COVAX, nga i cili përfiton edhe Shqipëria. Përmes COVAX, dërgesa e parë e vaksinave në vendet më të varfëra pritet të bëhet në muajin shkurt.

OBSH-ja ka ngritur shqetësime se vendet e pasura po furnizohen me një pjesë të madhe të vaksinave që janë në dispozicion, duke rrezikuar furnizimin e vendeve të tjera. Paraardhësi i Bidenit, Donald Trump ndaloi financimin për OBSH-në dhe njoftoi për procesin e tërheqjes nga kjo organizatë deri në korrik të vitit 2021, me akuzën se ajo nuk e menaxhoi mirë pandeminë dhe se kishte ndihmuar Kinën në fshehjen e të dhënave në fazën e shpërthimit të virusit. Por, administrata e presidentit Biden ka vendosur të qëndrojë si anëtare në këtë organizatë.

Postime të ngjashme

Kina jep 350 milionë doza vaksina për partnerët e nismës “Një brez, një rrugë”

Z H

Kinë, vlera industriale e sistemit të navigimit satelitor “Beidou” do të zërë 25 % të tregut global

Z H

SHBA dëbon 24 diplomatë rusë

D V

Pashinyan merr sërish mandatin për krijimin e qeverisë së re

D V

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...