Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Fauci: Vaksinimi i shpejtë është çelësi për të luftuar variantet e reja të Covid-19

Mbrojtja më e mirë kundër varianteve të reja të coronavirusit është të vaksinoni sa më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur, tha sot eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci.

Në një konferencë për shtyp, ai paralajmëroi se ndërsa është e arsyeshme të merret në konsideratë dhënia e Pfizer dhe Moderna një dozë e vetme për shkak të mungesës së vaksinës, një studim i tillë do të zgjaste me muaj dhe rezultatet do të ishin të dyshimta.

Mjeku amerikan vazhdon të inkurajojë njerëzit të marrin dy doza të vaksinës, raporton cnn.

“Qasja optimale është që sa më shumë njerëz të marrin dozën e parë, por në të njëjtën kohë të bëjnë gjithçka për të marrë dozën e dytë në kohë”, tha ai.

Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky i këshilloi njerëzit të vazhdojnë të mbajnë maska dhe shtetet federale të mos pushojnë duke mbajtur masa.

Postime të ngjashme

Nga sot, mohimi i gjenocidit në Bosnje ndalohet

D V

HRW: Sulmet në Gaza duket se përbëjnë krime lufte

D V

Dy njerëz të vdekur nga shpërthimi në Gjermani

D V

Parashikime më të mira për ekonominë globale më 2022

D V

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

D V

Nisin dëshmitë për dhunën e 6 janarit në Kongres

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...