Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Faza e parë e regjistrimit tani për tani pa problem, secili mundet lirisht të deklarohet për përkatësinë etnike

Shkup, 4 mars – Zhurnal.mk – Faza e parë e regjistrimit tani për tani po zhvillohet pa problem. Përfundimisht me ditën e djeshme përmes aplikimit për vetëregjistrim janë evidentuar gjithsej 18.236 qytetarë. Kompetentët konfirmojnë se të dhënat janë të sigurta, ndërsa secili lirisht mund të deklarohet për përkatësinë e vet etnike.

Vetëregjistrimi filloi të hënën, dhe atë me të punësuarit në përfaqësitë diplomatike-konsullare dhe familjet e tyre, të diasporës, pjesëtarëve të Armatës jashtë vendit, të burgosurve dhe të pastrehëve. Regjistrimi zyrtarisht do të fillojë më 1 prill, ndërsa do të përfundojë më 21 prill.

Drejtori I Entit shtetëror të statistikave, Apostoll Simovski konfirmoi se operacioni tani për tani po zhvillohet pa pengesa dhe bëri thirrje të gjithë të marrin pjesë në këtë operacion statistikor, sepse, siç theksoi, na duhen të dhënat për krijim të kushteve më të mira për jetesë në periudhën në vijim.

Lidhur me aplikacionin për vetëregjistrim dedikuar për diasporën, drejtori tha se është I sigurt, dhe I hodhi poshtë dyshimet se të dhënat e tyre mund të shfrytëzohen nga ana e ndërmarrjes e cila e ka përpunuar.

“Bazat janë maksimalisht të mbrojtura, janë tek ne dhe askush tjetër nga jashtë nuk ka qasje drejt atyre bazave të të dhënave – as ndërmarrja e cila e ka bërë aplikacionin, as kudh do tjetër, përveç nesh. Madje edhe në vetë institucionin ka protokoll të caktuar të rreptë se kush mund të hyjë në këto baza. Ata ja në persona të cilët kanë certifikata dhe të cilët paraprakisht janë kontrolluar, do të thotë, as unë personalisht nuk kam të drejtë të hyj në ato baza të dhënash”, tha Simovski.

Përfundimisht me ditën e djeshme në orën 10:00 përmes aplikacionit për vetëregjistrim janë evidentuar 18 236 persona.

Nga Enti shtetëror për statistika informojnë se me paraqitjen e Aplikacionit, shfrytëzuesi regjistrohet dhe e lë Numrin e vetëm amë të qytetarit, e-mail adresën, e cila verifikohet me dërgim në e-mail për verifikim, dhe numrin e telefonit të shfrytëzuesit. Gjatë regjistrimit të shfrytëzuesit dhe gjatë çdo futjeje të të dhënave nga ana e shfrytëzuesit, në aplikacion automatikisht regjistrohet nga cila IP adresë janë future të dhënat.

Është paraparë që të dhënat e grumbulluara përmes Aplikacionit për vetëregjistrim të krahasohen me të dhënat nga baza regjistruese e të dhënave. Numri I personave të vetëregjistruar përmes Aplikacionit për vetëregjistrim, siç thonë nga ESHS, nuk do të thotë me automatizëm edhe numër I popullatës rezidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Drejt aplikacionit për regjistrim, dedikaur për diasporën, mund të qaset vetëm me IP adresë nga jashtë, ndërsa çdo shkelje e procesit të grumbullimit të të dhënave është e ndëshkueshme me Ligjin për regjistrim.

Ministri I Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dje kërkoi nga përfaqësuesit e shoqatave të bullgarëve në vend të kërkojnë grafë adekuate në suaza të regjistrimit, me qëllim të përcaktimit të distribuimit kuantitativ, demografik dhe gjeografik të kësaj bashkësie të veçantë, që sipas Osmanit, dukshëm do të kontribuonte në formimin e politikave të ardhshme dhe të Qeverisë.

Por, ndaj kësaj menjëherë reagoi Simovski, I cili porositi se kur qytetari deklarohet për përkatësinë e vet, nuk mund të ndikohet në çfarëdo lloj mënyre sepse grafa në të cilën regjistrohet përkatësia etnike, është e zbrazët.

Ai tha se në aplikacionin elektronik pasi që të futen tre shkronjat e para të përkatësisë, paraqitet një fushë për zgjedhje të përkatësisë etnike nga lista koduese e të gjitha përkatësive etnike të cilat deri më tani janë regjistruar në të gjithë regjistrimet tek ne.

“Fusha, ku duhet të futet përkatësia etnike është e zbrazët në mënyrë që të mos I sugjerohet personit, lidhur me deklarimin e tij. Në aplikacionin elektronik futen tre shkronjat e para të asaj përkatësie, paraqitet fusha për zgjedhje të përkatësisë etnike për shkak të kodit, ndërsa në atë listë koduese janë vendosur të gjitha përkatësitë etnike, që i kemi pasur deri më tani, ndërsa në rast se paraqitet përkatësia etnike që nuk e kemi regjistruar deri më tani, edhe ajo do të bëhet pjesë e listës koduese, thotë Simovski.

Ai gjithashtu nënvizoi se askush nuk mund të marrë formular se si është deklaruar sepse ato janë të dhëna personale.

“Asnjë qytetar as tek ne, as kudo qoftë në botë, nuk mund të marrë formular se si është shprehur. Këto janë të dhëna personale dhe mbesin tek ne, nuk duhet të jepen publikisht. Kjo është e drejtë e cila ekziston prejse ekzistojnë regjistrimet dhe vlen për të gjitha vendet në botë. Më vjen keq që disa shtete, nuk është vetëm shteti bullgar, kanë kërkuar nga ne tani dhe në vitet e kaluara, për ato persona që kanë aplikuar për shtetësinë e tyre, të dorëzojnë se si janë shprehur. Askush as atëherë, nuk ka marrë, as nuk do të marrë, as nuk ka të drejtë të marrë formular, as nuk guxojmë të japim të dhëna të tilla”, potencon Simeski.

Edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dje deklaroi se regjistrimi është operacion mjaft I rëndësishëm statistikor.

MPPS si resor I rekruton çështjet të cilat kanë të bëjnë me punëtorët e pensionuar, kategoritë e ndjeshme të qytetarëve, fëmijët, Nga këtu, siç tha, të dhlant të cialt do të merren për strukturën e moshës së popullatës do të kenë kontribut serioz se si Ministria do t’I krijojë politikat e veta për ndërtim të institucioneve për moshën parashkollore për vendosje të fëmijëve në kopsht dhe do t’I bëjë projeksionet për shtëpi të personave të moshuar. Me regjistrimin do të merren të dhëna edhe për shkallët e punësimit dhe papunësisë, për kualifikimet dhe se në pajtim me atë do të krijohen masa dhe politika për ulje të papunësisë.

Nga opozita mbeten në qëndrimin se pushteti po përgatitë falsifikim politik dhe regjistrim irrelevant dhe të rremë.

Mu për atë arsye, dje grupi I deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvend parashtroi Propozim-ligj për ndërprerje të validitetit të Ligjit për regjistrim, me procedurë urgjente.

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë mbledhje urgjente të Kuvendit, në të cilën do të votohet ky Propozim ligj dhe do të stopohet ky regjistrim politik.

Deputetja nga VMRO-DPMNE, Ivanka Vasilevska u dërgoi thirrje të gjithë deputetëve, pa dallim se cilës parti politike I takojnë dhe pa dallim të përkatësisë etnike dje nacionale, ta mbështesin këtë Propozim-ligj.

VMRO-DPMNE, siç theksoi, nuk është kundër regjistrimit të popullatës, sepse operacioni I tillë statistikor është mjaft I rëndësishëm dhe I domosdoshëm për vendin, por është “kundër regjistrimit të rremë dhe të kurdisur me të cilin pushteti do të tregojë numra të cilët janë rezultat I tregtimeve partiake dhe marrëveshjeve në dëm të të gjithë qytetarëve.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...