Fazë portokalli edhe javës tjetër

nga Xh M

Shkup, 14 korrik – Në dhjetë ditët në vijim territori ynë do të jetë nën ndikimin e valës tejet të nxehtë nga Afrika, me temperatura jashtëzakonisht të larta bëjnë të ditur nga Enti hidrometeorologjik. Në rajonet më të ngrohta qendrore dhe juglindore temperaturat gjatë javës së ardhshme do të arrijnë deri në rreth 45 gradë celsisus.

Edhe në luginën e Shkupit temperaturat do të kalojnë 40 gradëshin, përkatësisht temperaturat maksimale pritet të lëvizin ndërmjet 40 dhe 43 gradë. Këto temperatura të larta janë karekteristikë e muajit korrik, ndërsa vendi është përballur me temperatura të tilla rekorde të tilla edhe gjatë 2007-tës.

“Temperaturat maksimale këtë vit do të ketë gjatë muajit korrik, njëlloj si vitin 2007 kur u përballëm me temperatura të tilla tejet të larta. Kryeson Demir Kapija me 45.7 gradë celsius që shënon temperaturën më të lartë për muajin korrik, ndërsa rënie të temperaturave pritet të ketë vikendin e ardhshëm”, u shpreh Lençe Rizova nga enti hidrometeorologjik.

Moti i nxehtë rrit rrezikun nga helmimet

Gjatë temprtaurave të larta rreziku nga helmimi përmes ushqimit është tejet i lartë, andaj qytetarët thonë se bëjnë maksimumin për të respektuar rekomandimet e mjekëve sa i përket ushqimut që e konsumojnë .

“Kemi kujdes se çka blejmë dhe si ruhet ushqimi duke pas parasysh se tempraturat janë tekjet të larta dhe ekziston rreziku nga helmimi”, theksoi qytetari.

“Unë çdoherë kur shpreh dyshimin se ushqimi nuk është i ruajtur siç duhet atë ushqim nuk e konsumoj”, u shpreh qytetari.

9 gostivaras të helmuar nga ushqimi

Por edhe përkundër apeleve të mjekve për të pasur kujdes se çka konsumohet në repartin infektiv të Spitalit të Gostivarit janë trajtuar gjithsej nëntë persona me simptoma të helmimit. Pas terapisë së dhënë, të gjithë janë lëshuar në shtëpi, ndërsa personat janë helmuar nga ushqimi në një lokal.

Për të evtituar helmimet nga ushqimi mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin ushqimin e shpejtë. Sipas tyre moti i nxehtë i ndihmon bakteret të shumohen, veçanërisht në kuzhina ku higjiena ruhet më pak. Të shmanget konsumimi i ëmbëlsirave, majonezës, mishit dhe vezëve në vende ku qytetarët nuk janë të sigurt nëse ushqimi është i freskët aplejojnë mjekët.

Edhe Agjensioni i ushqimit dhe mjekësisë veterinere bën të ditur se është në funksion linja telefonike falas për konsumatorët 0800 3 22 22 e Agjencisë së Ushqimit ku qytetarët mund të raportojnë për çdo dyshim që kanë sa i përket sigurisë ushqimore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More