FBI ngre alarmin: Irani ka hakeruar fushatën elektorale të Trump dhe Biden

nga D V

Fushata elektorale e Donald Trump është prekur nga hakerat e Iranit. Këtë fakt e ka bërë të ditur FBI-ja amerikane, sipas një raporti të cituar nga media amerikane, Washington Post. Ish-presidenti Donald Trump tha të shtunën se Microsofti kishte informuar stafin elektoral të Donald Trump se Irani kishte hakuar një nga faqet e tij të internetit. Trump tha se Irani ishte “në gjendje të merrte vetëm informacione të disponueshme publikisht”.

FBI po heton gjithashtu një tjetër hakërrim, e cila ka pasur në qendër të saj, fushatën elektorale të Presidentit amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidentes, Kamala Harris. FBI e filloi hetimin në muajin qershor, kur Biden ishte ende një kandidat për president, duke dyshuar se Irani qëndronte pas përpjekjeve për të vjedhur të dhëna nga dy fushata presidenciale amerikane, citon Washington Post.

Nga ana e saj, Qeveria iraniane ka mohuar vazhdimisht se qëndron parapa hakerimit të fushatës elektorale të Donald Trump.

Stafi elektoral i Donald Trump ka vënë në dukje një raport nga studiues të Microsoft-it që tregonin se hakerat e lidhur me qeverinë iraniane u përpoqën të depërtonin në llogarinë e një “zyrtari të lartë” në një fushatë presidenciale të SHBA-së në qershor. Raporti shtoi se hakerët morën një llogari që i përkiste një ish-këshilltari politik dhe më pas e përdorën atë për të goditur publikisht zyrtarin. Ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi identitetin e objektivave.

Hetimi i FBI-së ngre rrezikun si për garën presidenciale, tashmë të mbushur me akuza për mashtrime dhe ndërhyrje në zgjedhje, ashtu edhe për besueshmërinë e qeverisë për të siguruar zgjedhje të ndershme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More