Së fundmi, kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është qëlluar në një tubim elektoral në Pensilvani.
Tre persona u vranë, përfshirë edhe sulmuesin e dyshuar, bënë të ditur forcat e rendit.
Edhe pse Trump dukej i gjakosur në fytyrë dhe i plagosur në veshin e tij të djathtë, raportohet se gjendja e tij është “mirë”, shkruan skynews.
Ndërkohë, FBI ka konfirmuar emrin e personit të armatosur si Thomas Matthew Crooks.
Në një deklaratë, hetuesit federalë thanë: “FBI ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si subjekt i përfshirë në atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, në Butler, Pensilvani”.
“Ky hetim mbetet aktiv dhe vazhdon”, shton deklarata.
Shefi i komunikimeve Anthony Guglielmi ka njoftuar se personi i armatosur është “neutralizuar” menjëherë nga Shërbimi Sekret.
Ndryshe, të dhënat e votuesve të Pensilvanisë listonin një Thomas Matthew Crooks me të njëjtën adresë dhe datëlindje si një republikan i regjistruar.