FDR përkrah Programin e Iniciativës për Gostivarin që duam

Shkup, 8 shtator –  Përfaqësuesit e degës së Forcave Demokratike të Romëve – FDR në Gostivar, vizituan sot hapësirat e Iniciativës qytetare “Gostivari që dua”.

 

Ata u pritën nga anëtarët e Iniciativës të cilët në një atmosferë shumë miqësore ua prezantuan Programin për Gostivarin që duam.

Gjatë bashkëbisedimit u evidentuan shumë problematika me të cilat përballen komuniteti rom në Gostivar e një ndër ta është dhe diskriminimi i tyre në pozita dhe aktivitete të ndryshme. Duke komentuar dhe planin e iniciativës, u përmendën dhe problematikat për të cilat nisma Gostivari  që dua ka reaguar deri më tani.

“Si iniciativë qytetare e cila synon një Gostivar më të mirë për të gjithë, pranuam sygjerimet për të gjetur një zgjidhje adekuate për shumë probleme që na tangojnë të gjithëve”, tha Dalipi, i cili  që në parim të gjitha projektet tona gjetën përkrahjen e  Forcave Demokratike të Romëve dhe se mbështetja për Programin e Gostivarit që duam nuk do të mungon nga ana e tyre.  

Dseri tani, Iniciativa ke realizuar disa takime me përfaqësues të subjekeve politike.

Related posts

Nënshkruhen 12 marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë dhe Kosovën

Z H

Nga gjithsej 330 mijë të vaksinuar, 92 prej tyre janë të infektuar me Covid-19

Z H

Meteo-alarm portokalli, Qeveria me rekomandime për mbrojtje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com