Federata Franceze shqipton shumë dënime pas përleshjeve në ndeshjen mes Nice dhe Marseille në Ligue 1

Ligue 1 ka vendosur heqjen e dy pikëve për vendasit Nice për shkak të skenave të dhunshme që dëmtuan përplasjen e tyre me Marseille në muajin gusht, ndërsa pa dënime nuk kanë mbetur as mysafirët.

 

Ndeshja midis dy klubeve u pezullua kur tifozët e Nice pushtuan fushën dhe u përleshën fizikisht me lojtarët dhe stafin e klubit të Marseille.

Vendasit janë goditur më shumë nga vendimi i fundit disiplinor i LFP, por disa përfaqësues të Marseille gjithashtu përballen me sanksione, me ndeshjen që do të luhet përsëri me dyer të mbyllura.

“Duke u takuar këtë të mërkurë, Komisioni Disiplinor i LFP vendosi mbi incidentet që shënuan ndeshjen e javës së tretë të Ligue 1 midis Nice dhe Marseille”.

“Pas leximit të raportit të hetimit në prani të dy klubeve, Komisioni vendosi të ri-zhvillojë ndeshjen në një fushë neutrale. Përveç kësaj, u vendosen dy pika dënimi për Nice, duke përfshirë një pikë pezullimi”.

Komisioni gjithashtu vendosi t’i dënoj edhe dy lojtarë të Marseille dhe fizioterapeutin e ekipit.

“Lidhur me lojtarët, mbrojtësi Alvaro Gonzalez mori dy ndeshje pezullim. Sa i përket shokut të tij të ekipit Dimitri Payet, ai u sanksionua me një ndeshje pezullim”, thuhet në njoftimin e Komisionit Disiplinor.

Ndërkohë, Pablo Fernandez, pjesë e stafit të Jorge Sampaolit, i cili tashmë ishte pezulluar nga LFP pasi u filmua duke goditur një tifoz të Nicës, është i ndaluar nga të gjitha aktivitetet e Ligue 1 për gjithë pjesën tjetër të sezonit. 

Related posts

Dortmundi rivalizon Bayernin, dëshiron Wernerin si pasues të Haalandit

D V

Suedia mposht Spanjën, kampionët evropian ndalen nga Bullgaria – fitojnë Anglia, Gjermania dhe Belgjika

D V

Brazil – Kili, çerekfinalja e parë “ndez” Kupën e Amerikës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com