Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

Fëmijët e panë 48-vjeçarin nga Ferizaj teksa ua vrau nënën e plagosi babain

Është bërë e ditur se një 48-vjeçar nga Kosova ka vrarë kunatën e tij 33-vjeçare dhe ka plagosur rëndë vëllaun e tij 38-vjeç, transmeton albinfo.ch.Gruaja 33-vjeçare, raportohet se vdiq rrugës për në spital. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Lohne të Bielefeldit.

Mediat gjermane raportojnë se i dyshuari kishte shkuar tek ish-banesa e familjes së tij, ku kishte takuar edhe vëllaun me të gruan e tij që kishin shkuar mysafir tek ish-bashkëshortja e dorasit.

Thuhet se 48-vjeçari kishte tentuar të hyj brenda banesës, por nuk ishte lënë nga i vëllai. Më pas ai u kthye dhe mori armën me të cilin edhe bëri aktin tragjik.

Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.

Një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë, ishte dalë për të parë se ç’po ndodhte. Ai pa fëmijët që ishin të tronditur dhe që bërtisnin.

Me këtë rast i mori nën mbrojtje fëmijët, duke i thirrur edhe policinë, ambulancën dhe ekipet e tjerë të shpëtimit.

Njëri nga fëmijët e tij i mori armën nga duart dhe e hodh jashtë ndërtesës.

Aktualisht fëmijët po marrin trajtime psikologjike si pasojë e tronditjes nga ngjarja. 48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia.

Po ashtu në momentin e arrestimit edhe i dyshuari ishte plagosur rëndë. Akoma mbeten të paqarta rrethanat se si ai ishte plagosur.

Raportohet se i dyshuari për veprën vjen nga Komuna e Ferizajt.

Rasti është akoma duke u hetuar nga Komisioni i Krimeve të qytetit të Bielefeldit.

Postime të ngjashme

Murati-Kurtit: Mos u arsyeto, trego si do ta ndryshosh Kushtetutën për ta bërë bashkimin kombëtar

T E

Kanë simptoma sikur të COVID-19, por shumë qytetarë po rezultojnë negativ, mjekët tregojnë arsyet

T E

Covid 19 në Kosovë/ 488 të infektuar dhe 8 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

S.B.

Lista Serbe kërkon rifillimin e dialogut: Të zbatohen edhe marrëveshjet e arritura deri më tani

S.B.

Molliqaj kritikon Kurtin rreth takimit me Lajçakun

S.B.

Kurti në Lezhë: Na ndalon Kushtetuta për bashkim kombëtar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...