Fëmijët e Ronaldos nuk mendojnë se ai është personi më i famshëm në botë, reagimi i portugezit shkon viral

nga Xh M

Një video e Cristiano Ronaldos gjatë një bashkëbisedimi me fëmijët e tij, ka bërë xhiron ditëve të fundit në internet.

Futbollisti legjendar pyeti fëmijët e tyre se kush sipas tyre është personi më i famshëm që ata njohin.

Megjithatë, përgjigjja e tyre habiti edhe vetë Ronaldon, pasi siç duket nuk ishte ajo se çfarë ai priste.

Fëmijët thanë se personi më i famshëm që ata njohin është nëna e tyre, pra Georgina Rodriguez, njëherësh partnerja e yllit portugez.

Me të marrë këtë përgjigje, Ronaldo mbeti i shtangur derisa i dha Georgina-s, një shikim të çuditshëm. Kjo e fundit, po buzëqeshte me ëmbëlsi derisa shikonte fëmijët me një lloj krenarie.

Kjo video e shkëputur nga videoja e plotë që futbollisti publikoi në kanalin e tij në YouTube, ka bërë xhiron në internet kohëve të fundit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More