Agjencia Zhurnal.mk

Fëmijët në internet kalojnë deri në nëntë orë në ditë

Shkup, 2 korrik – Zhurnal.mk – Nëntë përqind e të miturve mesatarisht në ditë kalojnë më tepër se nëntë orë në internet, 41,2 përqind nga dy deri në pesë orë, ndërsa deri në dy orë 36,1 përqind, tregon anketa e Agjencisë për Komunikime elektronike, e zbatuar nga 23 deri 31 maj këtë vit, transmeton Zhurnal.

56 përqind e amvisërive me fëmijë të mitur të cilët kanë qasje në internet nuk janë të vetëdijshëm se ekziston softwer për kontrollë prindëror që fëmijëve do u mundësojë internet të sigurtë. Softwer të tillë kanë instaluar vetëm tetë përqind e amvisërive të cilët e dinë se ekziston.

Më tepër se gjysma e të anketuarve që nuk kanë softwer të tillë janë të interesuar të instalojnë atë në të ardhmen, por shumica (91 %) prej tyre nuk e dinë ku ta gjejnë.

Sipas raportit të UNICEF, çdo i katërti fëmijë në moshë parashkollore dhe mbi gjyysma e fëmijëve që shkojnë në shkollë posedojnë së paku një aparat digjital, më së shumti “telefon të mençur”, lap top dhe kompjuterë tabletë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...