Agjencia Zhurnal.mk

Fenerbahçe shumë afër sulmuesit tjetër kosovar

Pas Vedat Muriqit, gjiganti turk është afër transferimit edhe të një sulmuesi tjetër kosovar.

Fenerbahçe po planifikon që të sulmojë me futbollistë kosovarë. Vedat Muriqi prejse i është bashkuar kësaj skuadre është bërë sulmuesi kryesor i saj.

Por, gjiganti turk ka nevojë edhe për një tjetër sulmues. Drejtuesit e këtij klubi tashmë i kanë gjetur disa opsione për ta përforcuar fazën e sulmit dhe njëri ndër ta është kosovar, shkruan Gazeta Express.

Bëhet fjalë për Mërgim Berishën, raportojnë mediat turke. 21-vjeçari i lindur në Gjermani është futbollist i klubit austriak, Salsaburg.

Por, aktualisht është duke luajtur për ekipin Altach në formë huazimi. Berisha deri më tani i ka shënuar shtatë gola dhe tri asistime në 17 paraqitje me këtë ekip.

Berisha qysh në vitin 2017 kishte nënshkruar kontratë trevjeçare me Salzburgun, ku nuk kishte hapësirë dhe ishte huazuar në ekipe të tjera.

Kontrata e tij me gjigantin austriak skadon në qershor të këtij viti. Kështu që Fenerbahce po e kërkon lojtarin qysh në këtë afat kalimtar në formë huazimi për ta bërë të vetin gjatë verës pa ndonjë shpenzim të madh.

Vlera e Berishës në tregun ndërkombëtar të futbollistëve aktualisht llogaritet të jetë rreth 2 milionë euro.

Berisha ka luajtur për ekipin e shpresave të Gjermanisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...