Agjencia Zhurnal.mk

“Fenomeni”, elozhe Neymarit: Fluturo djalosh, kufiri është qielli!

Neymar Junior realizoi tregolësh në fitoren 2-4 të Brazilit ndaj Perusë për eliminatoret e Botërorit, por më shumë se suksesi i “Seleçaos” bëri bujë fakti që “ylli” i PSG-së parakaloi Ronaldo “Fenomenin” sa u përket golave të shënuar në përfaqësuese (64 Neymar, 62 Ronaldo). Tashmë objektivi i vetëm i O’Neyt janë 77 golat e të madhit Pele.

“Fenomeni”, i cili ka fituar dy Botërorë me Brazilin (1994 dhe 2002), shfrytëzoi rrjetet sociale për t’i thurur elozhe Neymarit.

“Gjithë respekti im është për ty, Neymar Junior!” – shkroi ish-sulmuesi 44-vjeçar në Instagram.

“Ai luan shumë, ndihmon, driblon dhe përplaset. Qielli është kufiri. Fluturo, djalosh! Çfarë historie të bukur që po shkruani. Një lojtar i plotë dhe gjithnjë e më i pjekur. Të durosh presionin e fushës është ndonjëherë më sfiduese sesa vetë topi. Tani më thuaj: nga kemi ardhur, ku kemi mbërritur … kush do të na tregojë se çfarë është e pamundur? Vazhdoni t’u besoni instikteve tuaja sepse talenti është juaji dhe askush nuk mund t’jua marrë. Keni shumë rekorde për të thyer dhe gjurmë për të lënë. Krenar për të parë një brazilian në majë!”.

Tregolëshi (ose më shumë gola në një ndeshje) ndaj Perusë nuk ishte i pari për Neymarin me “Seleçaon”, megjithatë mbetet i vetmi i realizuar nga sulmuesi i PSG-së në një përballje konkurruese (jo miqësore).

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...