Kuriozitete

Fenomeni i rrezikshëm – hapet vrimë e re në tokë në Siberi

Zhurnal Ads

Një flluskë e madhe me gaz metani ka shpërthyer dhe ka lënë një hendek të thellë 50 metra.

Një vrimë e thellë rrethore e zezë u hap papritmas në Siberi, dhe në pamje të parë ngjason në një filmi horror. Sidoqoftë, vrima të tilla në tokë shfaqen shpeshherë. Kohët e fundit, një krater i tillë u hap në Gadishullin Yamal (Rusi).

Ekzistojnë disa teori se si formohen këto kratere. Për shembull, ato mund të shkaktohen nga shembja e papritur e kodrave, transmeton Telegrafi. Kjo e fundit ndodh kur ngrica e përhershme, pra toka e ngrirë brenda, shkrihet dhe gazi i metanit del në sipërfaqe.

Për shkak të ndryshimit të klimës, ajo shkrihet me një shpejtësi shumë të lartë. Dhe gazi i metanit i lëshuar, mund të përshpejtojë efektin serë. Ai është dukshëm më i fortë se CO2 dhe kontribuon 20 për qind në ndryshimet klimatike të bëra nga njeriu. Sa më shumë nga këto depozita të mëdha metani të çlirohen nga shkrirja e ngricës së përhershme, aq më shumë kjo mund të promovojë efektin serë.

Sidoqoftë, vrimat në tokë janë të vështira për t’u vëzhguar. Para se të shfaqen krateret, atje formohen gunga. Por i gjithë procesi zgjat vetëm një ose dy vjet – një kohë shumë e shkurtër për shkencëtarët për t’i gjetur dhe studiuar ato.

Postime të ngjashme

Edhe shtatë vjet deri në shpenzimin e karbonit në Tokë tregon “Ora klimatike”

admin

Inagurohet në Dubai, shatërvani më i madh në botë

admin

Burri shkon në dasmë me 6 gra shtatzëna, pohon se të gjithë fëmijët janë të tijtë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...