Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ferat Shala do ta udhëheqë Komisionin për Ekonomi, kërkohet bashkëpunim i mirëfilltë

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka mbajtur mbledhjen konstitutive.

Ky Komision do të udhëhiqet nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai me këtë rast tha se do të jetë i hapur për bashkëpunim pa asnjë dallim partiak.

“Në konceptin e përbashkët në parimet kushtetues ju garantoj që do të jap maksimumin që të bashkërendojmë çdo iniciativë dhe jam i gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi. Jam i hapur shumë në çdo formë të konsultimit pa asnjë dallim partiak. Si komision kemi një buxhet prej 5 mijë eurove dhe në mbledhjen e ardhshme do të bashkëbisedojmë se si mund t’i shpenzojmë”.

Deputetja e LVV-së, Jeta Statovci, tha se vetëm në bashkëpunim të mirëfilltë mund të arrihet të tejkalohen sfidat e siç thotë ajo në ekonomi në këtë periudhë ato janë evidente, raporton EO-ja.

“Gëzohem që sot arritëm të bëjmë konstituimin dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim. Fusha e ekonomisë ka një varg sfidash dhe me një bashkëpunim të mirëfilltë mund ta arrijmë”.https://zeri.info/inarticle.html

Kurse deputeti i LVV-së Armend Muja ka pyetur se cili do të jetë fushëveprimi i Komisionit.

“Cilat institucione do të mbikëqyren nga ky komision dhe nga java e ardhshme është mirë të fillojmë me fushëveprim. Është Komisioni që mbet dhe ka mjaft agjenci që i monitoron dhe unë mendoj që ne duhet ta dimë që a janë të gjitha agjencitë të kompletuara. … meqë ka shumë ankesa sa u përket ndërmarrjeve mirë ka qenë që me e ftuar ministrin dhe me na raportuar e ku janë ngecjet”, tha deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka këtë përbërje: Ferat Shala kryetar i Komisionit; Jeta Tatovci nga LVV-ja, Gramoz Agusholli nga LVV-ja, Driton Hyseni nga LVV-ja, Mimoza Kusari-Lila nga LVV-ja, Armend Muja nga LVV-ja, Uran Ismaili nga PDK-ja, Valentina Bunjaku nga LDK-ja dhe Pal Lekaj nga AAK-ja.

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Kosova shpreson në tërheqjen e investimeve amerikane

N E

Vdes një persona si pasojë e nje aksidenti në Prishtinë

N E

Enver Hoxhaj: Ambiciet për kryetar do t’i them në kryesi

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...