Ferizaj: Kundërshtoi dhe kanosi policin, pas arrestimit i gjendet pistoletë me tre fishekë

Policia ka bërë të ditur se mbrëmë, rreth orës 23:45 ka pranuar një informacion inteligjent, se në rrugën ‘’Zenel Hajdini ‘’ në Ferizaj, një lokal është duke punuar në kundërshtim me vendimin e fundit të Qeverisë.

 

Policia ka shqiptuar fletëparaqitje të gjithë personave të pranishëm që nuk kanë respektuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19.

Siç njoftohet një person ka filluar t’i kundërshtojë policinë, duke i fyer ata dhe duke i kërcënuar me jetë.

Policia, të detyruar nga veprimet e personit të dyshim, për shkak të kanosjes së drejtpërdrejt, për ta futur situatën e krijuar nën kontroll e arrestojnë të njëjtin person me inicialet L.A ( M/K) i moshës 44 vjeçar dhe gjatë kontrollit në trupin e tij është gjetur edhe një armë zjarri ( pistoletë me 3 fishek).

I njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe gjatë testit me alkool-test, ka rezultuar me 1.16 promila.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës  për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin , parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19 dhe fton qytetarët që sa herë kanë informacione për mos zbatim të këtyre masave, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Related posts

Arrestohet banor i Dobroshtës me 13 pako kokainë

Z H

Falsifikuan testin e Covid-19 për të kaluar në Maqedoninë e Veriut, arrestohen dy persona

D V

Kosovë/ Arrestohen drejtorët e Urbanizmit në Pejë, Deçan dhe Istog

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More