Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ferizaj, një muaj paraburgim për të dyshuarin për trafikim të njerëzve

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda (DKR), ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.B. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Trafikimi”. 

Gjyqtarja e procedurës paraprake e DKR – Kadrije Goga Lubishtani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj. Ku në rastin konkret i pandehuri që nga muaji shkurt e deri në nëntor në lokacione të ndryshme të qytetit të Ferizajt dhe Kaçanik, në vazhdimësi, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka keqpërdorur të dëmtuarën N.Xh, e cila është me aftësi të kufizuar mendore, ashtu që të njëjtën e ka mbajt në kontroll dhe e ka trafikuar tek persona të ndryshëm për qëllime seksuale në këmbim të parave, të cilat më pas i ka përvetësuar”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Postime të ngjashme

PDK-ja kushtëzon pjesëmarrjen në zgjedhjen e presidentit

T E

Flet Visar Duriqi, tregon në detaje se si u sulmua

T E

Haziri: Osmani është fituese e zgjedhjeve, ajo i ka dhënë oksigjen listës zgjedhore të VV-së

T E

Mustafa: Nuk ka asnjë favorit për kryetar të LDK-së

T E

Pesë të vdekur dhe 437 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Osmani: Gazetarët janë bartës të realitetit, grushtat drejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...