Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Fernandes i vendos një kusht interesant Unitedit për të nënshkruar kontratën e re

Bruno Fernandes do të angazhohet për të nënshkruar një kontratë të re me Manchester Unitedin vetëm nëse Paul Pogba bën të njëjtën gjë.

Portugezi pëlqen të luajë për Unitedin dhe dëshiron të fitojë trofe të mëdhenj me klubin nga Old Trafford. Unitedi iu afrua 26-vjeçarit në fillim të marsit për një kontratë të re pesë-vjeçare me vlerë 200 mijë funte në javë.

Por, Fernandes ka thënë në atë kohë se ai dëshironte të priste dhe të shikonte cilat ishin ambiciet e klubit në tregun e transferimeve verën e tij, me të tjerët si Erling Haaland dhe Jadon Sancho të lidhur me klubin.

Sipas mediumit The Sun, tani mesfushori kreativ dëshiron garanci mbi të ardhmen e Pogbas, për të rinovuar kontratën e tij. Marrëdhënia midis Pogbas dhe Fernandes ka lulëzuar në javët e fundit dhe miqësia e tyre veçse është rritur.

Ky i fundit deklaroi këtë javë se Pogba e bëri atë një lojtar më të mirë dhe se dyshja mund të bënte ‘shumë më mirë së bashku’. Mbetet të shihet nëse ylli i Francës, Pogba ndjen të njëjtën gjë.

Fituesi i Kupës së Botës është jashtë kontratës në vitin 2022, por ka pasur raporte të ndryshme për atë që ai dëshiron të bëjë me të ardhmen e tij. Juventusi dhe Real Madridi janë lidhur prej kohësh me transferimin e 28-vjeçarit.

Postime të ngjashme

Toni Kroos izolohet shkaku COVID-19, pati kontakt me një të infektuar

Z H

Moto GP: Garat në pistën e Sachsenring deri në vitin 2026

Z H

Calhanoglu shumë afër Juventusit

Z H

“We Are The People” nga Martin Garrix, Bono dhe The Edge është kënga zyrtare e “EURO 2020”

Z H

Barcelona ka marrëveshje me Depayn, por transferimi i holandezin në Camp Nou mund të dështoj

Z H

Chelsea po përgatitet për transferimet të ‘çmendura’ në verë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...