Agjencia Zhurnal.mk

Fero u kërkon falje fansave pasi i duhej ta shtynte këngën e re

Reperi i njohur nga Gjilani, Fero, tash e disa ditë ka filluar përgatitjet për projektin e ri muzikor.

Artisti, i cili tashmë shquhet për deklaratat e tij interesante, u ka kërkuar falje fansave përmes postimit të fundit.

Kjo ngase i është dashur ta shtyjë këngën e re, e cila ishte paraparë të publikohet ditën e sotme (e enjte) pas mesnatës.

Feronit Shabani (emri i vërtetë) së fundmi njoftoi se ky projekt do të lansohet më datën 8 korrik pasi atë ditë feston edhe ditëlindjen.

“Ju kërkojmë falje të gjithëve që po duhet të shtyj muzikën, muzika nuk del nesër, por publikohet pasnesër par orës 12 të natës e kam ditëlindjen (8 korrik)”, ka shkruar ai.

Paralajmërimin e bëri përmes një fotografie të tijën ku shfaqet me shami në kokë dhe ka mbishkrimin e reperit 2Pac, meqë edhe këtë këngë ia ka dedikuar tanimë artistit të ndjerë.

Projekti e pason “1 e Keni” që e solli në muajin prill dhe që u prit mirë nga publiku ku vetëm për pak kohë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!