Agjencia Zhurnal.mk

Feronikeli kërkon sonte të kalojë në rrethin e parë kualifikues të Championsit

Kampioni i Kosovës do të luajë me skuadrën nga Andorra, Santa Coloma në finale të fazës parakualifikuese të Champions Leagues, në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45

Feronikeli do ta kërkojë sonte një vend në rrethin e parë kualifikues të Champions Leagues, shkruan Gazeta Express.

Kampioni aktual i Kosovës do të luajë në finale të fazës parakualifikuese të kësaj gare ndaj ekipit Santa Coloma.

Të dyja skuadrat u treguan më të mira se kundërshtarët në gjysmëfinalen e luajtur të martën.

“Nikli” e eliminoi ekipin Lincoln, edhe pse nuk bëri ndonjë paraqitje për t’u duartrokitur, kurse kundërshtari i tij i sontëm e mposhti ekipin Tre Penne.

Siç dihet, faza preliminare e Championsit po mbahet në Kosovë dhe Feronikeli pret mbështetje të madhe edhe sonte nga publiku kosovar, në mënyrë që ta fitojë ndeshjen dhe të shkojë në fazën e parë kualifikuese.

Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe ekipit nga Andorra, Santa Coloma do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...