Feronikeli merr fitoren e dytë, mposht Dukagjinin

Feronikeli ka shënuar fitore ndaj Dukagjinit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së katërt në BKT Superligën e Kosovës.

 

‘Industrialistët’ e nisën shumë mirë takimin, duke shënuar që në aksionin e parë.

Ardi Qorri ishte ai që realizoi për ta kaluar Feronikelin në epërsi në minutën e 4-të.

Dren Gashi ishte në rast të mirë në minutën e 23-të, por goditja e tij u ndal nga Kenan Haxhimhamza.

Dukagjini u bë i gjallë në kohën shtesë të pjesës së parë, kur Altin Merlaku gjuan por Florian Smakiqi ishte në vend.

Përfundon ndeshja;KF Feronikeli 1:0 KF Dukagjini (Klinë)

Posted by KF Dukagjini (Klinë) on Wednesday, September 15, 2021

Klinasit në pjesën e dytë ishin më të mirë, por nuk arritën të shënonin.

Arbër Shala, Ahmet Januzi dhe Merlaku rreziuan, por pa sukses.

Feronikeli tani ka 6 pikë, ndërsa Dukagjini ka 2 pikë. 

Related posts

Donnarumma: Nuk ishte e lehtë të largohem nga Milan, do t’iu mbajë në zemrën time

D V

Eda Zeqiri garon sot në “Tokyo 2020”, ky është orari

D V

Jose Mourinho nuk i ndalon kritikat ndaj Luke Shaw edhe pas humbjes së Anglinë në finale ndaj Italisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More