Agjencia Zhurnal.mk

Festat shtojnë fluksin e vizitorëve në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 8 janar, zhurnal.mk – Festat e fund vitit shtuan edhe fluksin e vizitorëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave zyrtare gjatë periudhës së Dhjetorit dhe Janarit mbi 632 mijë persona kanë hyrë në vend dhe mbi 541 mijë kanë dalë. Këto të dhëna të MPB-së janë nga të gjitha vendkalimet kufitare dhe aeroportet.

“Gjatë periudhës së festave të fund vitit Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ishte njëra nga pikat kufitare më të frekuentuara të udhëtarëve. Përmes këtij porti ajror, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, së fundmi në vend kanë hyrë mbi 47,600 persona, kurse kanë dalë mbi 57,500 persona.”

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit të anketuarit thanë se jo të gjithë udhëtojnë shkaku i festave. Një pjesë e tyre largoheshin në vendet e Evropës në kërkim të një jete më të mirë.

“Nuk kam fjalë, më vjen shumë keq për prindërit e tyre dhe familjarët, por e kanë patjetër të rinjtë të ikin. Këtu është ekonomia e dobët, pak investohet dhe kjo është çështja më e vështirë në jetë kur të lindni në një vend që nuk ka perspektivë.”

“Kushtet nuk janë të mira për rini, më vjen keq të them por për të rinjtë nuk ka kushte andaj gjatë gjithë kohës ata përpiqen të dalin jashtë.”

“Kështu është situata, kjo është klima e pa volitshëm ekonomike. Kuadrot cilësorë po ikin, të rinjve ju sugjeroj që ose të mundohen këtu më tepër ose të shkojmë.”

“Po të rinjtë le të mësojnë më shumë dhe t’i arrijnë ato qëllime që kanë, t’i përfundojnë fakultetet. Përndryshe duhet të punohet kudo që je, nëse nuk ke rezultate këtu duhet të shihet tjetër punë jashtë.”

Nga policia thonë se ndër pikat më të frekuentuara ishte vendkalimi kufitar Tabanoc me hyrje-dalje prej 216 mijë udhëtarëve dhe ai i Bogorodicës me hyrje-dalje prej 86 mijë udhëtarëve.

Ministria e Brendshme:

Në Dhjetor-Janar përmes pikave kufitare të Perëndimit kanë dalë 43.100 kanë hyrë mbi 100 mijë.

Në Dhjetor-Janar përmes pikave kufitare të Lindjes kanë dalë 82.330 kanë hyrë 72.362 persona.

Në Dhjetor-Janar përmes pikave kufitare të Jugut kanë dalë 88.774 kanë hyrë 92.503 persona.

Në Dhjetor-Janar përmes pikave kufitare të Veriut kanë dalë rreth 270 mijë kanë hyrë mbi 320.500.

Të dhënat tregojnë se përveç festave, fluksi i shtetasve dhe turistëve është i shtuar gjatë muajit të fundit të vitit që lamë pas dhe në javën e parë të këtij muaji, për qëllime të emigracionit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...