Festë dhe urime speciale, ja si e priti Ledri Vula 35-vjetorin e lindjes

Ledri Vula feston sot 35 vite jetë dhe për këtë ditë të shënuar ai organizoi në mesnatë një festë më miqtë e njerëzit më të afërt. Reperi mblodhi në një lokal nate gjithë kolegët me të cilët ruan raportet e mira dhe familjarët e tij. Në festën e tij të ditëlindjes nuk munguan këngëtarë të famshëm si Kida, Butrint Imeri, Ronela Hajati, Lumi B etj. Në nisje të festës, Ledri fiku qirinjtë e tortës, ku në mes shkruhej 35. Në ditëlindjen e reperit nuk mungoi edhe nëna e tij, Xheraldina, që si në çdo vend tjetër ishte shpirti i festës. Gjithashtu ajo i bëri një dedikim shumë të ëmbël reperit në rrjete sociale.

 


Xheraldina ka ndarë në Instagram një foto të Ledrit, i cili shihet i lumtur duke mbajtur në krahë të voglën e familjes, Poem Blu.

“Ledri paç shëndet e jetë të gjatë. Qofsh krahë i fortë e i ndjeshëm për Poin. Vazhdo të lësh gjurmë të mira ngado që e qet hapin. Të don, Nini!”, shkruan Xheraldina në urimin e saj.

Kujtojmë se para disa javësh, familja Vula pati një tjetër festë të rëndësishme. Edhe Sara Hoxha festoi ditëlindjen dhe për këtë rast u organizua një festë, ku nuk munguan urimet dhe surprizat nga ana e Ledrit.

“Ditëlindja jonë e parë të tre. Gëzuar ditëlindjen Cul”, shkroi Ledri në urimin për Sarën.

Related posts

Adele vesh një fustan elegant teksa shihet me të dashurin Rich Paul

Lea Muslija

Paris Hilton pret fëmijën e parë në moshën 40-vjeçare

D V

Paradite ishte brune, Tayna trasnformohet në bionde

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com